Ledia Dushi: Koha e re e letërsisë



 

Që 5000 vjet përpara kur Enheduanna shkroi hymnet e para kushtuar perëndeshës Inanna, e deri në ditët e sotme, letërsia vazhdon të jetë labirinthi shpirtëror, shprehës, komunikues, human etj., më gjallues për njeriun.

Aty gjejmë prehjen në kohët e trazuara, motivin kur biem në pezëm, forcën kur drejtësia humb fillin, mëkëmbjen, sa herë bota mbi ne bie….

Në shumicën e universiteteve studimet humaniste duket sikur lihen pas dore. Por për t`u bërë qytetarë të mirë duhet të mësohemi të mendojmë në mënyrë kritike që të mund të kuptojmë të tjerët.

Gjatë decenieve të fundit, roli i letërsisë duket sikur është zhvlerësuar. Një tjetër kulturë është përhapur, ajo e konsumizmit dhe e masmedias, ku gjithçka sillet rreth ligjeve të tregut. Në një skenar të tillë, humanitetet kalojnë vetiu në plan të dytë.

Pyetja më e natyrshme që mund të bëjnë të rinjtë është se çfarë të bësh me letërsinë.

E përgjigjja më e pakët është se, nëse studion letërsinë, mund të jesh një ndërmjetësues i mirë kulturor.

UET me mundësimin e studimeve letrare në kuadrin e humaniteteve, kthen vëmendjen e humbur kah humanitetet dhe letërsia veçanërisht, shënon pikërisht rizbulimin e gjithë atyre vlerave për të cilat të rinjtë kanë nevojë që të mund të jetojnë brenda një shoqërie.

Sepse, në fund të fundit, pikërisht për këtë shërben letërsia, siç thotë Floberi, për të jetuar.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Shakira tradhëton Piquen, përkrah dikë tjetër në Botëror

  Këngëtarja nuk e ka lëshuar rastin të e ndaj gëzimin e...
Read More