Ledina Çelo tregon për kompaninë e saj në Gjermani…

 

Këngëtarja e njohur shqipatre, Ledina Çelo, e cila prej shumë kohësh jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, ka treguar për burimin e të ardhurave ndërkohë që ka qenë e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Kur njëri nga fëmijët e ka pyetur se ku i merr gjithë ato para që bën kaq shumë pushime, Ledina ka treguar se ajo bashkë me burrin e saj kanë një kompani private ku kanë punësuar rreth 500 punonjës.

Ajo gjithashtu shtoi se pushime bën vetëm dy herë në vit, pasi vetë ajo merret me financat.

“Unë merrem me financat dhe vetëm dy herë në vit kemi pushime”, ka thënë këngëtarja.

Ledina është e martuar me ish-boksierin Naim Kabashi dhe së bashku kanë dy fëmijë, Perianën dhe Erlisin.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 7 prill

  Dashi Do të jeni në gjendje humori gri për shkak të...
Read More