Legalizimet: Lame bën dy lajmërime të rëndësishme

Kreu i ALUIZNI-it Artan Lame në një konferencë për shtyp dha ultimatumin për të gjithë ndërtuesit e pallateve të braktisura se kanë edhe një javë kohë që të reagojnë për legalizim.

Lame sqaroi se javën tjetër do të merren masa ekstreme për ndërtuesit e subjekteve të braktisuara për shkak të situatës së vështirë që kanë krijuar.

“Sot dua të bëj thirrje edhe për një çështje tjetër. Në janar qeveria miratoi një reformë të rëndësishme, atë të legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit. Të gjendur në këtë situatë të vështirë, ALUIZNI është në një situatë të vështirë, prandaj ju bëj thirrje pronarëve të subjekteve që kanë braktisur pallatet se kanë edhe një javë kohë për t’ju përgjigjur thirrjes sonë. Përmes një konference shtypi javën tjetër do të marrim masa ekstreme për subjektet”, u shpreh Lame.

Ndër të tjera kreu i ALUIZNI ftoi të gjithë qytetarët që kanë përfituar legalizmin e pronësisë të drejtohen ditën e hënë në zyrat e ALUIZNI-it për procedurat e mëtejshme.

“Në mbledhjen e djeshme të qeverisë në Gjirokastër janë miratuar katër vendime ku janë miratuar dhënë me mijëra hektarë tokë për pronësinë. Duke filluar nga nesër do të gjeni listat e qytetarët që kanë fituar, që kanë fituar pronësinë e parcelave të tyre. Nga lista e hënë të vijnë tek zyrat tona të mbyllin procesin e legalizimit. Nga nesër do të jenë listat e të gjithë atyre që kanë fituar dhe duhet vetëm të shikoni nëse keni emrin apo jo”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hahn: Shqipëria progres me reformat

Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn është i kënaqur me strategjinë e Ballkanit...
Read More