Lejuan mallra kontrabandë, arrestohen polici dhe doganieri

Policia Kufitare në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, ka arrestuar një punonjës policie dhe një doganier.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në bashkëpunim me SH.Ç.B.A-në, në P.K.K Qafë Prush, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Agim Malaj 47 vjeç,, banues në Has, me detyrë Trupë Shërbimi (Përgjegjës Turni) në P.K.K Qafë Prush, pasi duke qenë në shërbim, nuk ka bërë kontrollin në “vijën e dytë” të kamionit me targë AA 820 DY, të drejtuar nga shtetasi A. D., i cili kishte futur mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit. Arrestimi u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Asim Çuni, 48 vjeç, banues në Has, Doganier në Degën e Doganës Qafë Prush, pasi ka lejuar të kalojnë mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, Neni 175 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarine doganore”, parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndalohet rinumërimin e votave në Miçigan

Një gjykatës federal urdhëroi bordin zgjedhor të shtetit Miçigan që të ndalojë...
Read More