Lëngjet nuk janë aq të efektshme dhe dieta juaj ka mundësi të jetë e kotë

leng-frutash

Lëngjet e frutave dhe perimeve janë vërtet të shkëlqyeshme në shije, por të zëvendësosh mëngjesin me to është diçka e gabuar.

Studiuesit e dietave prej kohësh kanë kërkuar avantazhet shëndetësore të lëngjeve dhe për të reduktuar konfuzionin mbi çështjen e ushqyerjes ata studiuan provat, dhe arritën në konkluzionin se të dhënat janë të bazuara në studime të njëanshme apo të sponsorizuara nga industria e lëngjeve. Teoria e lëngjeve ishte në fakt një pretekst për të marrë më shumë sheqerna dhe kalori në dietë. Kjo sepse kur ne kthejmë një frut në lëng, eliminojmë fibrat e shëndetshme dhe marrim vetëm ulë të sheqertë me vitamina, prandaj do të ishte shumë më mirë ta hanim disa karrota e mollë, sesa të pinim një kuti të tërë me lëngje kartoni.

“Ka shumë gjëra në një fryt që nuk mund të merren kurrë me anë të lëngut. Nga ana tjetër, duhet të dimë që stomaku ynë është grirësi më i mirë i lëngjeve prandaj ardhja e tyre e gatshme e bën të punojë më ngadalë. Ne duhet të lëmë që dhëmbët dhe stomaku ynë të bëjnë punën e tyre, ndërsa fibrat e frutave dhe perimeve janë kritike për dietën”, tha studiuesi Keith Ayoob i universitetit mjekësor Albert Einstein.

Shkruar Nga
More from Revista User

E arrestojnë me padi të gruas. Ai kërkon “dua gruan në shtëpi”

Në prangat e policisë, ditën e djeshme është vënë Lik Dedaj 53...
Read More