Leonard Olli – PD: Veliaj po ju mashtron me ujin, njësoj si me biletat e autobuzëve

Këshilltarët demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë kundërshtuar rritjen e tarifës për ujin e pijshëm, duke akuzuar Veliajn se po fsheh pas kësaj një megaaferë.

Sipas kreut të këshilltarëve të PD Leonard Olli, rritja e tarifës së ujit të pijshëm është një element që prek të gjithë qytetarët e Tiranës.

“Është një abuzim i pastër sepse nuk ka asnjë justifikim dhe asnjë motivim për rritjen e çmimit të ujit, ndërkohë që vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka gjetur në një gjendje të degraduar sa i takon menaxhimit të të ardhurave, në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë. 

Është një veprim i pajustifikuar që tenton vetëm të rrisë buxhetet të cilat nuk do të përdoren, jemi mëse të bindur për qëllimet që paraqiten.

Ashtu sikurse u mashtruan edhe me çështjen e biletës dhe u premtua një shërbim më cilësor dhe ju jeni të gjithë dëshmitarë që nuk ka ndryshuar asgjë, e njëjta situatë dramatike, do të pasojë edhe më ujin e pijshëm, por vetëm me një ndryshim të madh, që do të kemi një tarifë me rritje me mbi 35% e çmimit të metrit kub”, tha ai.

Ai u beri apel të gjithë qytetarëve të Tiranës, që të bashkohen rreth një të drejtë të tyre legjitime dhe kushtetuese për të patur ujë të pijshëm.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Céline Dion e takoi dashurinë e jetës së saj kur ishte 12 vjeçe

Njerëzit mund të shkruajnë këngë rreth historisë së bukur të dashurisë së...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *