Lëre trupin, mendjen e shpirtin të marrë frymë

 

Frymëmarrja është e rëndësishme për mbijetesën tonë , sepse nuk është vetëm oksigjen por edhe mjeti për forcën e jetës. Kur përballemi me një stresor gjëja e parë që ndryshon në trupin tonë është frymëmarrja.

Mund ta mbajmë atë, të shpejtojmë ritmin ose ta kufizojmë duke shtrënguar nofullat, duke mbledhur shpatullat dhe tendosur muskujt. Këto janë simptomat kur “nuk marrim frymë”, që nëse e bëjmë për shumë kohë grumbullojmë stres dhe negativitet brenda trupit dhe vetes sonë.

Sa më shumë oksigjen të marrim aq më të shëndetshëm do të jemi!

Qëllimi kryesor i frymëmarrjes është që të ruaj një balancë ideale të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në sistemin tënd.

Një funksion kyç i frymëmarrjes eshtë të siguroj se ti ke një rezervë të shëndetshme të dioksidit të karbonit – qetësuesi yt natyral.

Frymëmarrja e shpeshtë ose shumë e thellë mund të zbrazi rezervën tënde të dioksidit të karbonit – duke çuar në lloje të ndryshme të disbalancës në sistemin tënd.

Në javët e para, ndërsa trupi yt rinjihet me “dietën” e re të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit, ti mund të duash të lehtësohesh në praktikimin e ushtrimeve të frymëmarrjes.

Në pjesën më të madhe përqendrohu në frymënxjerrjen e gjatë dhe të ngadaltë. Kjo ruan rezervat e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit.

Zgjate dhe ngadalësoje frymënxjerrjen qetësisht dhe e përmbajtur. Bëjeni këtë kur doni të qetësoheni dhe përqendroheni.

Këshilla për “frymëmarrje të thellë” kur ndiheni ankthioze ose e axhituar është çorientuese kur njerëzit e interpretojnë këtë me marrjen e shpeshtë dhe të thellë të frymës. Duke vepruar kështu ka gjasa të krijohet gjendje më nxitëse. Kur ndihesh ankthioze ose e stresuar ti ke nevojë të zgjasësh dhe ngadalësosh nxjerrjen.

Bëje frymëmarrjen e lehtë pjesë e rutinës së ditës. Përdore kurdo që të kesh momente të lira, kur je vonë, kur të mërzit shefi/shefja …J etj.

Marrja 1-3 minuta frymë në këtë mënyrë rrit energjinë tënde mendore dhe fizike.

Meqenëse frymëmarrja është diçka që ne e bëjmë pa u menduar, është shumë e lehtë për t’u rikthyer në mënyrën e vjetër edhe pse e dimë se s’është e dobishme. Që ta arrish këtë kërkon përpjekje për disa javë derisa të bëhet pjesë e së pavetëdijshmes tënde.

Nëpërmjet frymëmarrjes ne çlirojmë tensionin e panevojshëm të grumbulluar gjatë ditës ose në moment stresi, sepse në moment të tilla frymëmarrja shkurtohet dhe shpejtohet duke penguar furnizimin me oksigjen të gjakut.

Frymëmarrja vendos balancë mes trupit dhe mendjes sepse duke i kushtuar vëmendje frymëmarrjes dhe relaksuar trupin, ndjejmë menjëherë qartësi në mënyrën e të menduarit dhe të funksionimit si fizik ashtu edhe psikik. Frymëmarrja na ndihmon të nxjerrim jashtë ndjenjat që rrëndojnë brenda nesh.

Frymëmarrja na ndihmon të lehtësojmë dhimbjen, sepse të gjithë e kemi provuar se kur jemi nën efektin e dhimbjeve mbajmë frymën, shtrëngojmë muskujt dhe e ndihmojmë dhimbjen me shumë në efektin e vet.

Frymëmarrja përmirëson cilësinë e gjakut sepse largon dioksidin e karbonit dhe rrit nivelin e oksigjenit në gjak.

Gjatë ushtrimit të frymëmarrjes së thellë, lëvizja e diafragmës masazhon stomakun, pankreasin, zorrën e hollë dhe mëlçinë, ndërsa lëvizja sipër e saj masazhon edhe zemrën. Frymëmarrja e kontrolluar forcon muskujt e barkut.

Forcohet sistemi imunitar sepse oksigjeni që udhëton nëpërmjet qarkullimit të gjakut lidhet me hemoglobinën në rruazat e kuqe të gjakut duke pasuruar gjakun më lëndë ushqyese dhe vitamina.

Përmirësohet sistemi nervor sepse truri, shtylla kurrizore dhe nervat marrin më shumë oksigjen, duke përmirësuar shëndetin.

Mbi të gjitha na përmirëson gjendjen shpirtërore!!!
breath

Si të marrim frymë në mënyrën më të mirë???

Për këtë duhet të ushtrohemi pak derisa ta bëjmë pjesën tonë të brendshme, deri sa të mos mendojmë më se si duhet të marrim frymë “mirë”. Edhe në kohët e Greqisë dhe Romës së lashtë doktorët rekomandonin frymëmarrje të thellë, duke shtuar se edhe sot kur shkon në urgjencë dhe të ka kapur ata ku i panikut, të duhet të fillosh frymëmarrjen që të “shpëtosh”

Merrni frymë më hundë, fryni barkun dhe mbushni kraharorin duke numëruar deri në 5.
Mbajeni frymën duke numëruar deri në 3 duke ndjerë qelizat të mbushen me energji.
Fillo ta nxjerrësh frymën duke numëruar përsëri deri në 5.

Nëse fillojmë praktikimin për 10 minuta çdo ditë do ta ndjejmë menjëherë ndryshimin dhe nuk do kemi më nevojë të numërojmë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Erë lufte në rajon’, Erdogan u drejtohet grekëve: Shpëtuat se u hodhët në det!

  Rajoni ynë nuk njeh qetësi. Tashmë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë...
Read More