Lëreni çadrën se do hyjmë ne të LSI!

rama-meta_2016_06_24_22_0Tensioni ka rënë disi pas arritjes së marrëveshjes mes PS dhe PD, por palët ende po bëjnë përllogaritjet e tyre.

Ndërkohë nuk kanë munguar batutat.

Fillimisht ishte Ben Blushi i LIBRA-s, që deklaroi: “Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit. Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!”.

Më pas një status i Ylli Dylgjerit bëri xhiron e rrjetit.

“Uaaaaaa!!!

GJITHË KETO POSTE PUBLIKE?

Lëreni Çadrën aty, se do hymë ne të LSI-se!” shkruan Dylgjeri.

Një batutë e bëri edhe kryeministri Edi Rama.

“E filluam me një McAllister Plus dhe e mbyllëm me një Big Mac”, tha kryeministri.

McAllister është mbiemri i politikanit gjerman që erdhi në Tiranë për të mundësuar një marrëveshje mes palëve. Big Mac është një hamburger i njohur i McDonald’s, rrjetit botërisht të njohur të restoranteve ‘fast food’ me qendër në Amerikë.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Mjekja, ndërprerje të shtatzënisë në muajin e 5-të, për 300 mijë lekë

Një klinikë private në Shkodër kryen aborte edhe për shtatzëni në muajin...
Read More