Letra e dy amerikanëve që sillnin ndihma në Shqipëri

cachew-512-340-strict-291054

Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore gjendja e popullsive ishte tejet e mjerueshme për shkak të masakrës njerëzore dhe shkatërrimeve apokaliptike. Për këtë arsye Organizata e Kombeve të Bashkuara për të dhënë ndihma të menjëhershme dhe për të nisur rimëkëmbjen ngriti një administratë të posaçme, e cila anglisht me shkurtim u quajt UNRRA.

Gjendja e vendit vijonte të ishte e rëndë, madje edhe jugosllavët e kishin keqësuar më tej me grabitjen prej depove shqiptare të shumë mallrave, që kishin mbetur. Pikërisht në këto rrethana u ngrit një zë për ta ndihmuar Shqipërinë nga çifti amerikan Xhejks.

Edvin Xhejksi (anglisht Edwin Jacques) me të shoqen, Dorotinë, kishin ardhur në Korçë më 1932 si misionarë për të bashkëpunuar me çiftin tjetër amerikan me mbiemrin Kenedi. Ata kishin ngritur një shkollë bashkë me misionin protestant. Mirëpo më 1933 me vendim të Ahmet Zogut u mbyllën të gjitha shkollat private dhe Kenedët u detyruan të largoheshin.

Në prill 1939 fashistët italianë e pushtuan vendin. Prefekti i Korçës më 19 shtator i kërkoi Edvinit bashkë me të shoqen të largoheshin dhe më 20 maj 1940 ata ikën nga Korça. Ai ndiqte lajmet nga Shqipëria dhe mësoi se drejtuesi i UNRRA-s kishte thënë: “Asgjëkundi tjetër në botë nuk kam parë kaq shumë uri sesa kam parë në Shqipëri”.

Letra është e datës 17 qershor 1947, domethënë plot shtatëdhjetë vjet më parë dhe e nënshkruar nga të dy bashkëshortët. Por ajo që bie fort në sy është një flamur i kuq me shqiponjën e zezë, që e kurorëzon letrën.

Ndihmoni Shqipërinë

Pikërisht para se të fillojmë pushimet, le t’i drejtojmë zemrat tona te nevojat e dëshpëruara të miqve shqiptarë, të varfëruar nga lufta. Qendra Ndërkombëtare për Ndihmë Popullsisë Civile me seli në Gjenevë ka njoftuar, se “Shqipëria është një nga vendet më të shkretuara rëndë në Europë.” Kryetari i UNRRA-s citohet se ka thënë: “Asgjëkundi tjetër në botë nuk kam parë kaq shumë uri sa kam parë në Shqipëri.” Po na vijnë shumë letra nga njerëz, që aspak nuk lypin, por kërkojnë falje se kanë nevojë për ushqime dhe veshje.

Për shkak të marrëdhënieve politike Shqipëria ka marrë relativisht pak nga ndihmat e UNRRA-s; gjithsesi UNRRA do të largohet më 30 qershor. Me aq sa dimë ne, nuk ka asnjë grup prej njerëzish jo shqiptarë, që të dërgojë ndihma për Shqipërinë. Për shkak të mbisundimit rus dhe të refuzimit nga Amerika për të dhënë njohjen diplomatike, ne ende nuk kemi mundësinë të kthehemi për të plotësuar nevojat e tyre shpirtërore. Por mund të dërgojmë pako me ushqime dhe veshje, duke u siguruar kështu miqve shqiptarë, se vëllezërit dhe motrat e tyre në ungjill nuk i lënë të vdesin urie, të paveshur dhe pa asnjë ndihmë.

Kisha Baptiste e Hajlandit këtu në Fiçburg të Masaçusetsit, ku shërbejmë ne, ka dërguar rreth 300 kg rroba të përdorura dhe disa pako me ushqime, e si rrjedhim sapo na kanë ardhur letra prekëse falënderimi. “Por çfarë janë ata mes aq shumë të tjerësh?” Prandaj po ju ftojmë që të ndihmoni për këtë punë. Kisha juaj, shoqëria juaj misionare, shkolla e së dielës, Përpjekja e Krishterë ose Shkolla e pushimeve e Biblës a po hartojnë ndonjë projekt misionar të vlefshëm? A mund t’ju sugjerojmë që të jetë për ndihmë Shqipërisë?

USHQIMET. Për fat të keq, pakot e organizatës CARE ende nuk mund të shkojnë në Shqipëri. Me kënaqësi ne do të dërgonim ushqimet plotësuese të mëposhtme: karamele, çokollata të ëmbla, kafe të bluar, sheqer pluhur, miell tërshëre, miell gruri, oriz, supa pluhur dhe kubikë me koncentrat lëngu mishi, mish në kuti, yndyrë dhjamë, kallëpë sapuni, reçel në kuti, peshk të tharë ose të tymosur, djathë, rrush të thatë, kumbulla, qumësht pluhur dhe miell.

VESHMBATHJET. Të jenë të përdorura, jo të reja, por në gjendje të mirë. Këpucët janë të mirëseardhura. Në çdo pako do të vihet literaturë ungjillore. Ne do të kujdesemi në Fiçburg për formalitetet postare, për përmasat dhe peshën e pakove, deklaratat e përmbajtjes për doganën etj., si dhe për vërtetimet e dizinfektimit për rrobat. Disa njerëz mund të parapëlqejnë të japin ndihmë FINANCIARE; me këtë do të blihen ushqime ose do të paguhen shpenzimet postare. Për të dërguar një pako prej 10 kg në Shqipëri kushton 3,57 dollarë.

Duhen 4 ose 5 muaj që pakoja të mbërrijë atje. Po të dërgohen tashti, do të shkonin rreth krishtlindjeve dhe do të ndihmonin për të kapërcyer vuajtjet e dimrit. Ju lutem, a do të bënit gjithçka mundeni tashti shpejt? Duke lexuar te Gjoni 2:14-17, ne e kuptojmë se as dëshirat e mira dhe as lutjet për vëllezërit dhe motrat e mjeruara nuk do t’i ushqejnë ose do t’i veshin ata vërtet; këtë e bën puna.

Kam përpara këtu letra me kërkesa, të cilat mund të plotësohen vetëm në qoftë se të tjerë njerëz do të bashkohen me ne në këtë veprimtari mëshire e dashurie. Ju lutemi që grupi juaj të dërgojë çfarëdo nga artikujt e mësipërm në çdo sasi me këtë adresë: 27 Cedar St, Fitchburg, Mass. Njerëzit tanë të kishës do të ndihmojnë për t’i mbështjellë e paketuar, që të dërgohen jashtë. Për shqiptarët dhe në emër të Krishtit. Edwin dhe Dorothy Jacques.

Nga: XH.LL.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rinisin përsëri evakuimet në Aleppo

Zhvendosja e banorëve të bllokuar në lindjen e Alepos mori një tjetër...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.