Lëvizja ‘Vetëvendosje’ në prag të shpërthimit…

Lëvizja ‘Vetëvendosje’ është në prag të shpërthimit. Kështu shkruan agjencia e njohur “Korrieri i Ballkanit”, me versione në disa gjuhë.

Viti i ri duket se ka nisur me tensione të larta për partinë më të madhe opozitare në Kosovë.

Kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ Visar Ymeri dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat e tij në parti.

Në konferencën për shtyp gjatë së cilës nuk pranoi pyetje, Ymeri tha se këtë po e bën si shenjë mospajtimi për zhvillimet që kanë ndodhur në këtë parti së fundmi, por edhe si një akt zhgënjimi.

“Kohëve të fundit kam parë një intesitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës time si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pa mundur të drejtosh, e nëse nuk drejton atëherë nuk ka kuptim që të mbetëm kryetar. Shpresoj që kjo dorëheqje e imja do të kuptohet si alarm për gjendjen në të cilën kemi ardhur”.

Komentet e Ymerit treguan ndarjet brenda Vetëvendosjes, ndërsa kjo forcë i drejtohet zgjedhjeve për kryetarin e ri, garë ku merr pjesë edhe ish-kryetari i saj Albin Kurti.

“Jemi përballur me një fushatë sistematike, të shpifjeve, insinuatave, linçimeve etiketimeve nga më të ndryshmet. Njerëzit janë quajtur abuzues e bashkëpunëtor shërbimesh, njerëzit që kanë shpërndarë një propagandë të tillë vazhdimisht janë thirrur në emrin e Albin Kurtit. Disa herë jemi marrë vesh që këto gjëra të ndalohen, por kjo nuk ka ndodhur as sot. Këtë metodë nuk e pëlqej, nuk e mbështes sepse kjo e dëmton shumë organizatën tonë, pra metodën e eliminimit politik”.

Megjithëse shfaqi problemet e partisë, Ymeri vlerësoi aritjet e saj si ndalimi i asosacionit të komunave serbe, apo i demarkacionit me Malin e Zi.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Durasana përforcon modelin tonë shoqëror dhe politik!

Nga Gentian Kaprata – Memo Sovranit Një nga të pavërtetat më të...
Read More