Lëvizjet e jogas që jua përmirësojnë jetën seksuale

E urreni jogan? Epo, ekziston një arsye shumë e mirë se përse duhet ta provoni të paktën një herë: joga, sipas shkencës, e përmirëson jetën seksuale.

Për shkak se joga iu ndihmon njerëzve ta zhvillojnë një ndjesi të qetësisë, forcës, qëndrueshmërisë, aftësisë, njohurisë së trupit dhe aftësisë për ta shijuar momentin ajo në mënyrë drastike e përmirëson performancën seksuale dhe vetëbesimin.

Tjetra është se hulumtimet tregojnë që praktikimi i jogas për të paktën një orë në ditë është i ndërlidhur me ejakulim më të vonshëm dhe përmirësim të performancës së përgjithshme seksuale.

Më poshtë i keni disa poza të jogas që ju ndihmojnë ta filloni këtë aktivitet:

Zgjatja e shpinës

Ndryshe e njohur si pozita e maces apo e qenit, kjo lëvizje e rritë qarkullimin e gjakut në ijë dhe pelvis, si dhe i forcon muskujt që i mbështesin gjenitalet tuaja – e kjo rrjedhimisht shpie në funksion dhe performancë më të mirë seksuale.

Kobra

Kobra është një nga ushtrimet më të mira të shpinës dhe forcimit të barkut në joga. Kur keni një bark të fortë, ju jeni më të mirë gjatë seksit dhe keni kontroll më shumë mbi pelvisin tuaj.

Poza e barkës

Kjo pozë është efektive dhe e lehtë për të zhvilluar dhe përmirësuar muskujt e pelvisit.

Poza e urës

Poza e urës e hap gjoksin dhe pjesën e epërme të shpinës duke e rritur qarkullimin dhe frymëmarrjen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ish-kancelari gjerman Schroeder do të martohet për herë të pestë

Ish-kancelarI gjerman, Gerhard Schroeder, do të martohet vjeshtën e ardhshme, me partneren...
Read More