Lexueshmëria e librit: Betejë e humbur apo Sfidë për t’u fituar?

“Të mësuarit na jep kreativitet – Kreativiteti na bën të mendojmë, të menduarit na ofron njohuri, dija ju bën të madh.” A.P.J. Abdul Kalam

Nga Eskja Vero

Librat luajnë rolin e një mësuesi, një udhërrëfyesi, apo të një miku në jetën tonë. Përse është e rëndësishme të lexojmë libra? Përse studentëve iu duhen librat? Në studimin e realizuar kam dashur të sjell një risi në fushën e kërkimit akademik mbi një problematikë e cila në ditët e sotme më së shumti po ndjehet me rënien e interest të të rinjve karshi librit. Dhe ky fakt po testohet më së shumti me praninë ose jo të pjesëmarrjes së të rinjve në panairet apo eventet e ndyshme të librit se sa me një kërkim të mirëfilltë shkencor të cilin unë e kam realizuar nëpërmjet një pyetësori për të kuptuar më së miri situatën në fjalë. I ftuar në një ndër forumet e Universitetit Europian të Tiranës Z. Petrit Ymeri, kryetar i shoqatës së botuesve shqiptarë, diskutoi përpara studentëve problematikat që po hasin shtëpitë botuese si taksa e shtrenjtë mbi librin, përkthimet e këqija dhe rënia e interesit mbi lexueshmërinë e librit. Tematika këto të cilat Z. Ymeri i ndau bujarisht me studentët, duke u dhënë atyre një shembull të pakontekstueshëm mbi rëndësinë e librit. Në një nga pyetjet që iu drejtua mbi diferencën midis librit letër dhe atij dixhital ai u shpreh se: “ libri është gjithmonë në modë, qoftë letër apo dixhital, ne mund t’i blejmë ato të dyja online, mund t’i download – ojmë ose jo, ne lexojmë ashtu siç edhe Umberto Eco thotë që në këto raste të librit dixhital na duhet të fërkojmë sytë sa herë që lexojmë online në telefonat tonë ose me ipad. Libri i letrës vazhdon të jetë fitues kudo, sepse ne atë mund ta rilexojmë, mund të mbajmë shënime, kemi kënaqësinë ta mbajmë në duar, ti mund ta lësh atë dhe t’i rikthehesh sërisht.”(Mapo, 2018). Në një botë të dixhitalizuar libri po përballet gjithnjë e më shumë me zhvillimin teknologjik dhe librin e printuar, pra letër. Studimi i realizuar nuk ka patur në fokus fituesit apo humbësit midis këtyre dy kategorive. Shqetësimi i ngritur ka të bëjë nëse do të ketë lexues në të ardhmen në një botë e cila sa vjen dhe fragmentarizohet nga “evolucioni” i shpejtë teknologjik? Pra a e ka robotizuar kjo njeriun e sotëm, dhe në rastin e librit a po e ndan individin edhe nga të lexuarit online përveç atij tradicional? Pra, me pak fjalë a duhet të themi që ka ardhur momenti që sot nuk po lexohet më, pavarësisht llojit apo kategorisë së zgjedhur? Kjo është çështja. Dhe pikërisht ky studim shtrohet mbi këtë çështje: cila është gjendja e lexueshmërisë tek të rinjtë? Dhe si mund ta nxisim atë? Sa studentë janë aktualisht duke lexuar një libër bazuar në mjetin që ata kanë përdorur për të lexuar, përse e kanë zgjedhur atë mjet (pra të lexuarit online ose E – Book, apo librin e printuar), mënyra e tyre e të lexuarit, anëtarësimi i tyre në klub libri, zhanri i tyre i preferuar, mënyra e të lexuarit (për shembull, vetëm, të shoqëruar, të lexuarit me zë të lartë), koha që shpenzojnë për të lexuar, pjesëmarrja në panairet, libraritë e qytetit, autorët e tyre të preferuar etj. Pra ky studim hedh një bazë si fillesë për të kuptuar disa nga aspektet themelore rreth të lexuarit në përgjithësi. U mundua që të jepej një pasqyrë e situatës aktuale ndaj të lexuarit të librit tek të rinjtë në shqipëri, duke e prekur atë në disa prej aspekteve kryesore të cilat duheshin matur me patjetër për të njohur më shumë preferencat e caktuara ndaj lexueshmërisë së librit.

***

Sipas një studimi të bërë në revistën  Journal Social Science & Medicine, prej tre autorëve në universitetin e Yale – s, u pa se mesatarisht, lexuesit e librit mund të jetonin pothuajse dy vjet më shumë se jo-lexuesit, studimi lidhet gjithashtu konkretisht  me leximin e librave, në vend të periodikëve, për një jetë më të gjatë. Sipas tyre “Kemi gjetur se leximi i librave siguron një përfitim më të madh sesa leximi i gazetave apo revistave. Ne zbuluam se ky efekt ka të ngjarë të ndodhë, sepse librat angazhojnë mendjen e lexuesit më shumë – duke siguruar më tepër dobi njohëse, dhe për këtë arsye  rrisin jetëgjatësinë.” (Bavishi, Slade, Levy, 2016). Ka dy procese kognitive të përfshira në leximin e librave që mund të krijojnë një “avantazh të mbijetesës” siç e cilësojnë ata. Së pari, leximi i librave nxit “procesin e ngadaltë dhe të thellë” të të “lexuarit të thellë”, një angazhim njohës që “ndodh kur lexuesi bën lidhje me pjesë të tjera të materialit, gjen aplikime në botën e jashtme dhe bën pyetje rreth përmbajtjes së paraqitur”. “Ky angazhim njohës mund të shpjegojë pse fjalori, të arsyetuarit, përqendrimi dhe aftësitë e të menduarit kritik përmirësohen nga ekspozimi ndaj librave,” shkruajnë ata. Së dyti, librat “mund të nxisin ndjeshmërinë, perceptimin shoqëror dhe inteligjencën emocionale, të cilat janë procese kognitive që mund të çojnë në një mbijetesë më të madhe” (Bavishi, Slade, Levy, 2016).

***

Si mësues, si prindër, si edukatorë, ne të gjithë duam më të mirën për studentët tanë. Ne ndoshta jemi të vetëdijshëm se është e rëndësishme të sigurohemi që ata janë të sigurt, lexues të rrjedhshëm që shijojnë të lexuarit, por shpesh është e vështirë të dihet se ku duhet të fillojë. Çfarë mund të bëjmë si mësues për të ndihmuar studentët tanë të krijojnë lidhjen me librin? Dhe si t’i ndihmojmë ata të përparojnë në shkollë kur mësimi është i ndryshëm në ditët e sotme? Sfida e madhe për mësuesit nuk është thjesht t’i shtyjnë studentët për të lexuar – por t’i bëjnë ata ta shijojnë të lexuarin gjithashtu. Të shijuarit e të lexuarit është një aspekt mjaft i rëndësishëm sepse e kthen të lexuarin nga një detyrim i caktuar në kënaqësi për të lexuar. Kënaqësia në të lexuar ka të bëjë që t’i të përfshihesh më shumë në atë që lexon, pra interesohesh më shumë mbi përmbajtjen, kërkon të kuptosh më mirë konteksin, rrjedhën e ngjarjeve, mund t’u rikthehesh atyre, sesa të jetë thjesht një detyrim, sepse nëse është kështu ne lexojmë thjesht një narrative pa kuptuar asgjë, pa analizuar çka është edhe një aspekt tjetër i të lexuarit. Siç e përshkruan edhe Pullman (2004), duke shkruar mbi tiparet që e bëjnë leximin të pëlqyeshëm: “Konsideroni natyrën e asaj që ndodh kur lexojmë një libër …. Nuk është si një leksion: është si një bisedë. Ka një prapambetje për këtë. Libri propozon, lexuesi pyet, libri përgjigjet, lexuesi e konsideron “. Dhe ne jemi aktivë rreth këtij procesi … Ne mund të cekim të lexuarin ose mund të lexojmë ngadalë; ne mund të lexojmë çdo fjalë, ose mund të kalojmë pasazhe të gjata; ne mund ta lexojmë atë në rendin që paraqitet, ose mund ta lexojmë atë në çdo mënyrë që e pëlqejmë; ne mund të shikojmë faqen e fundit të librit, ose të vendosim të presim për të duke e lexuar fillimisht; ne mund ta vendosim mënjanë librin dhe … ne mund të pranojmë ose mund të mos pajtohemi me të. (Clark & ​​Rumbold, 2006, f.6). Përfitimet e leximit të librave renditen disa sipas dy autorëve: Hulumtimi ka treguar se leximi për kënaqësi është i lidhur pozitivisht me përfitimet e mëposhtme lidhur me shkrim-leximin:

– Arritjen e aftësive të të lexuarit dhe të shkrimit (OECD, 2000) for reading that is done both in school and out of school (Krashen, 1993; Anderson et al, 1988; but also see Taylor et al., 1990);

– Kuptimi i tekstit dhe gramatika(Cipielewski and Stanovich, 1992; Cox and Guthrie, 2001), even after a variety of health, wealth and school factors were statistically controlled for (Elley, 1994);

– Gjerësia e fjalorit (Angelos and McGriff, 2002), even after other relevant abilities such as IQ or text-decoding skills are controlled for (Cunningham and Stanovich, 1998);

– Qëndrimet e një të lexuari pozitiv(Guthrie and Alvermann, 1999), which are linked to achievement in reading (McKenna and Kear, 1990);

– Vetëbesim më i madh si lexues (Guthrie dhe Alvermann, 1999);

– Kënaqësia e të lexuarit në jetën e mëvonshme (Aarnoutse dhe van Leeuwe, 1998). (Clark and Rumbold, 2006, f.9).

***

Në studim u përfshinë të rinj(studentë) të moshës nga 19 – 35 vjeç. Grup – mosha më e përfshirë ishte 19 – 21 vjeç. Për të matur lexueshmërinë ndaj librit u përdor një anketim në formën e një pyetësori. U realizua një ndërthurje midis dy metodave të kërkimit asaj cilësore dhe sasiore. Metoda cilësore konsistonte në përgjigjet e tyre personale si (titulli ose autori i një libri që ata aktualisht po lexojnë ose që sapo kanë përfunduar, mënyra e të lexuarit, zhanri i preferuar, pjesëmarrja në një panair libri, shtëpitë botuese më të parapëlqyera, autori ose librat më të preferuar, etj). Disa prej gjetjeve kryesore të studimit lidhur me lexueshmërinë e librit paraqiten në këtë situatë të caktuar: Pyetjes, ‘A preferoni të lexoni libra?’ 27% e studentëve u përgjigjën se ndonjëherë preferojnë të lexojnë libra, 25% u përgjigjën me jo, pra nuk preferojnë të lexojnë libra, 15% u përgjigjën me Po, dhe 13% kanë abstenuar. Pyetjes, ‘A e shijoni të lexuarin?’ 35% shprehen me po, 30% e studentëve kanë thënë deri diku, sepse varet nga zhanri i librit dhe 15% kanë abstenuar. Pyetjes, ‘A preferoni të lexoni libra elektronike apo libra të printuar’ 38% e nxënësve preferojnë të lexojnë vetëm libra online(E – Books), 27% e nxënësve preferojnë të lexojnë vetëm libra të printuar dhe 15% ​​kanë abstenuar. Qëllimi pse ata zgjedhin për të lexuar online pra, librin dixhital konsiston në, 20% të të shprehurve ‘Kam lexuar për të ulur koston e shpenzimeve’, 11% thanë se ‘Leximi me libra është më emocionues për mua’ dhe 7% “Dua librat, por blerja e tyre më shpenzon para, kështu që nuk mund t’i ble”. Përsa i përket situatës aktuale ndaj të lexuarit, 28% e studentëve u shprehën ‘Unë po lexoj aktualisht’, 25%  u shprehën ‘Sapo përfundova’ dhe 27% kanë abstenuar. Preferenca e tyre për të lexuar përsa i përket kohës dhe hapësirës 24% e studentëve shprehen se ‘lexoj sa herë që kam kohë’, 19% shprehen ‘gjatë pushimeve ‘, 17% shprehen ‘në shtrat’, 10%  shprehen ‘përpara se të shkoj për të fjetur’, 10% shprehen ‘ më shumë përgjatë fundjavës’. Lidhur anëtarësimit në një klub libri 48% e studentëve u shprehën se ‘ata nuk janë anëtarë të një klubi libri’, 25% shprehen se ‘ata janë anëtarë në një klub libri’ dhe 7% kanë abstenuar. Zhaneri i librave më të preferuar për të lexuar nga studentët renditen sipas një rendi të tillë: Përgjigjet ndaj preferencës së zhanrit janë renditur më poshtë, Romanca renditet në fillim; më pas vijon me Histori nga jeta reale; Shkrimtarë të huaj; Letërsi Moderne; Libra Historikë; Libra Klasikë, Krim dhe Mister, Ditare; Komik, Fantazi; Udhëtime; Autobiografik; Libra faktik; Të tjerë; Horror. Mënyra e të lexuarit të një libri, 51% e studentëve preferojnë të lexojnë vetëm, 18% preferojnë të lexojnë të shoqëruar dhe 11% kanë abstenuar. Forma e të lexuarit 48% shprehen ‘preferoj të lexoj në qetësi’, 22% shprehenpreferoj të lexoj më zë të lartë’, dhe 10% kanë abstenuar. Pyetjes, “A preferoni të bisedoni me miqtë tuaj për atë që keni lexuar?”, 42% shprehen “Më pëlqen të flas me miqtë e mi”, 26% shprehen “Unë nuk preferoj të flas me miqtë e mi “, dhe 12% kanë abstenuar. Pyetjes”Sa orë në javë shpenzoni për leximin e librave?”, 30% shprehen “Unë  kam shpenzuar rreth 1 orë e 30 minuta në ditë duke lexuar libra”, 21% shprehen “Unë kam shpenzuar rreth një orë në ditë duke lexuar libra “, 14% shprehen” Unë shpenzoj rreth 2 orë në ditë duke lexuar libra “, dhe 9% shprehen “Unë ndoshta kam shpenzuar rreth 3 orë ose më shumë për të lexuar libra”. Pyetjes “A e viziton bibliotekën e qytetit tënd për të marrë libra?”, 40% shprehen “Po e vizitoj bibliotekën e qytetit për të marrë libra”, 26% shprehen “Nuk vizitoj bibliotekat e qytetit për të marrë libra; dhe 14% kanë abstenuar. Pyetjes ‘A merrni pjesë në panairet e librave?’, 45% e studentëve shprehen ‘Unë nuk shkoj në panairin e librit’, 25% shprehen ‘unë shkoj në panairin e librit’ dhe 10% prej tyre kanë abstenuar. Pyetjes, ‘Cila ishte hera e fundit që keni qenë në panairin e librit’, nga përgjigjet ishte panairi vjetor 2017, duke cituar edhe shtëpitë e botimit ku ata blejnë më së shumti të cilat janë: Uet Press; Pegi; Dudaj; Albas; Living. Pyetjes, ‘Cilat janë librat tuaj të preferuar të të gjitha kohërave dhe kush janë autorët tuaj të preferuar?’. Pra, ne do të listojmë autorët e cituar dhe një listë të librave të studentëve për të zbuluar preferencat e tyre aktuale ndaj librave. Ato janë renditur si më poshtë: Honoré de Balzac (“Eugénie Grandet”; “Le Père Goriot” ), Gëte, Stefan Cvajg;Gabriel García Márquez(“Love in the Time of Cholera”, “One Hundred Years of Solitude”);Gustave Flaubert (“Madame Bovary”); John A. Barnes(“John F. Kennedy on Leadership”), Osho; J. K. Roëling(“Harry Potter”), John Ronald Reuel Tolkien, Dale Carnegie; Victor Hugo(“Notre-Dame de Paris”, “Les Misérables”); Danielle Steel(“Once in a Lifetime”); Khaled Hosseini(“The Kite Runner”); Zhyl Vern(“Around the world for 80 days”); Jean Sasson(“The Princess”); Paulo Coelho(“The Alchemist”); Isabel Allende(“The House of the Spirits”); Salman Rushdie, José Saramago, Umberto Eco; Nicholas Sparks(“The Theory of Everything”, “A Ride to Remember” , “The Choice”, “See me”, “Dear John”); Don Broën(“The Da Vinci Code”); Anthony Doerr(“All the Light Ëe Cannot See”); Stephen King(“Mr. Mercedes”), Rebecca James, Ayn Rand; Joseph Conrad(“Heart of Darkness”); Leo Tolstoy(“War and Peace”, ); Jenny Tomlin(“Behind Closed Doors”); George Orwell(“Nineteen Eighty-Four”); Kate Andersen Brower(“The Residence”); Rhonda Byrne(“The Secret”); Daniel Kehlmann(“Measuring the World”); Sophie Hannah(“The Human Condition”); Cecelia Ahern (“PS, I Love You”); Jojo Moyes (“Me Before You”); Anna Premoli(“Please let me hate you”); John Green(“The Fault in Our Stars”); Tatiana de Rosnay(“Sarah’s Key”); Sandra Boynton(“Belly Button Book”); Federico Moccia(“Three Meters Above Heaven”); Jane Austens (“Pride and Prejudice”); Gary Chapman (“The 5 Love Languages”);. Por një rënie e lexueshmërisë apo edhe e preferencave të të rinjve është parë tek autorët shqipëtarë duke rendituar aktualisht këta autorë: Migjeni, Martin Camaj, Ismail Kadare(“Arch of Triumph”, “Broken April”), Gjergj Fishta, Petro Marko, Stavri Pone(“Tears of the roses”).

Atëherë cilat janë sfidat me të cilat po përballet lexuesi i sotëm? Nga rezultatet e studimit u arrit në këto përfundime të cilat duhet të shtrohen dhe të bëhen pjesë e diskutimeve më të gjëra për t’u patur në konsideratë edhe më të madhe, duke filluar nga bashkëpunimet midis agjentëve kryesorë si familja, shkolla, shoqëria, politikat qeverisëse etj.

  1. Nga përgjigjet e studimit, numri i studentëve që preferojnë të lexojnë libra është shumë pak i diferencuar nga numri i studentëve që nuk preferojnë të lexojnë libra. Prandaj, numri i lexuesve duhet të rritet në të ardhmen dhe duhet një angazhim serioz i politikave arsimore, shkolla si një institucion dhe familja për t’i inkurajuar fëmijët e tyre të lexojnë libra.
  2. Nga rezultatet gjithashtu mësuam se mënyra më e preferuar për të lexuar është libri online. Kjo do të thotë se teknologjia (E – Book) ka zëvendësuar librat tradicionale (Librat e Printuara). Sidoqoftë, fokusi i studimit është vetëm leximi i librave, kështu që ky aspekt nuk merret parasysh, mjafton që librat të jenë pjesë e jetës së studentëve, pavarësisht se si studentët zgjedhin të lexojnë me E-Book ose me Librin e Printuar.
  3. Një tjetër pikë problematike e studimit është mungesa e pjesëmarrjes së studentëve si anëtar i klubeve të librit jashtë ose brenda shkollës. Politikat e shkollës duhet të aktivizohen këtu për të inkurajuar studentët ose për t’i organizuar ata në klubet e librave. Një mënyrë tjetër është përfshirja e mësuesve për të inkurajuar dhe motivuar studentët të lexojnë së paku një ose dy libra gjatë semestrit të kursit që japin. Gjithashtu, studentët në një numër të madh përgjigjesh nuk frekuentojnë së tepërmi edhe bibliotekat e qytetit dhe panairet e librit, si dy aspekte të rëndësishme të kulturës individuale me librin.
  4. Autorët e tyre të preferuar janë autorë të huaj dhe ky është një aspekt i mirë por autorët shqiptarë përmenden shumë pak nga studentët, duke përmendur këtu Migjenin, Ismail Kadare, Martin Camaj, Petro Marko, Stavri Pone. Ndoshta kjo pikë duhet t’i drejtohet politikave të shkollës dhe shtëpive botuese të cilët duhet të gjejnë një zgjidhje për të inkurajuar lexuesit më shumë për autorët shqiptarë. Është e nevojshme të krijohen klube studentore, forume akademike që promovojnë më shumë vlerat për autorët shqiptarë.
  5. Duhet të krijohet një kulturë në të cilën të gjithë studentët të inkurajohen për të qënë lexues entuziastë. Për të mbështetur këtë synim, shkollat ​​me qasje efektive duhet të konsultohen me studentët apo nxënësit për të mësuar më shumë rreth interesave të tyre dhe për të siguruar që sfera e materialeve të leximit në dispozicion të shkollës pasqyron ato interesa.
  6. Duhet pranuar se një gamë e larmishme e materialeve të leximit do t’i nxisë studentët të lexojnë, për shembull faqet e internetit, komikët dhe revistat. Ata i angazhojnë studentët në planifikimin dhe shpërndarjen e aktiviteteve të leximit dhe bibliotekës, duke u ofruar atyre mundësinë për të zgjedhur dhe blerë materiale leximi për përdorimin e tyre. (Clark, & Foster, 2005, f.93).
  7. Gjithashtu duhet parë se si mund t’i mbështesim prindërit në nxitjen e leximit në shtëpi. Roli i prindërve në shtëpi është i rëndësishëm për të gjithë fëmijët. Praktikat shtëpi – shkollë duhet të përfshijnë në mënyrë të suksesshme prindin në nxitjen e fëmijëve të tyre për të lexuar, dhe të gjitha këto eksperienca pse jo duhet të ndahen mes shkollave nëpërmjet takimeve të përjavshme ose mujore për të diskutuar rreth rëndësisë që ka libri në jetët e fëmijëve, mënyrat që realizojnë prindërit për t’i afruar fëmijët me librin, dhe stategjitë e reja që mund të ndihmojnë më shumë të lexuarin.

*MSc. Shkenca Edukimi. Studimi është prezantuar ne Konferencën Ndërkombëtare, Ditët e Studimeve Shqiptare 2018, UET

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

A është ambasadori Lu “Trumpist” dhe ç’duhet të bëjë PD?

Nga Fitim Zekthi Sociologu Peter Berger, përpos të tjerash, është i njohur...
Read More