Gjykata e Lezhës ka caktuar këtë të hënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë.
23 zyrtarë lokalë të Lezhës, mes të cilëve 12 të arrestuar dhe 11 të shpallur në kërkim, akuzohen nga prokuroria se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në plazhin e Shengjinit, tek Rana e Hedhun, duke e kthyer këtë pronë shtetërore në pronë private dhe më pas, duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.
Me të mësuar vendimin ka pasur ovacione nga mbështetësit e Frrokajt.
Në orën 09:00 me pranga në duar kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë me pranga në duar dolën në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë për vlerësimin e masës së sigurisë.
Prokuroria kërkoi masën e sigurisë ‘arrest me burg; për të gjithë të arrestuarit.
Fran Frrokaj mbrohej në gjykatë nga avokati Neshat Fana.