Liberalët e rinj sfidojnë politikat e sotme fiskale

Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Departamentin e Financës në Universitetin Europian të Tiranës po organizon sot dhe nesër në Dardhë, Korçë, Konferencën Shkencore “Të rimendojmë politikat fiskale”.

Kjo konferencë mbahet në kuadër të takimeve liberale të Dardhës, një traditë tashmë prej 4 vitesh, fillimisht e Fondacionit për Liri Ekononomike dhe tani në kuadër të nismës së Institutit Europian Pashko.

Nisma e takimeve liberale është një rrugë për të promovuar debatin liberal, ku marrin pjesë rreth 30 pedagogë, gazetarë, aktivistë politikë dhe të shoqërisë civile, 3 ditë debate dhe workshop-e rreth temës së këtij viti mbi politikat fiskale.

Pjesë e paneleve të diskutimit janë emra të njihur të biznesit dhe akademisë në vend si; Prof.Dr.Adrian Civici, Presidenti i Institutit Pashko, ekonomisti Selami Xhepa, kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford, biznesmeni i ri Olsi Çukaj, përfaqësues të departamentit të Financës në UET, Prof.dr. Elvin Meka, Prof.dr.Luljeta Minxhozi, etj..

Disa nga çështjet që janë shtruar në tryezën e diskutimeve janë; ndikimi i politikave fiskale në nxitjen e rritjen ekonomike, punësimin, etj.; Cilësia e politikave fiskale (skema më e mirë e shpenzimeve publike dhe politikave fiskale); Pasojat e politikave fiskale në fusha të ndryshme të interesit publik dhe efekti direkt ose indirekt i politikave fiskale në zhvillillimin ekonomik të vendit.

Konferenca do të nxjerrë për diskutim dhe çështje të tjera, të cilat në fund të saj do të kenë mundësinë të botohen në revistën Economicus.

Rrethi Liberal i Dardhës është iniciativë që promovon lëvizjen dhe qasjen liberale në Shqipëri. Prej disa vitesh kjo nismë ka mbledhur ekonomistë të rinj, akademikë dhe aktiviste te politikes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Sinoptikanja Tanja Porja në një lidhje telefonike me televizionin News24 është shprehur...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.