‘’Liberalizim nuk ka përderisa Qeveria nuk e lufton vetveten’’

Pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Kosovës nuk i ndalen sfidat. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit janë dy kriteret që pritet nga Kosova të përmbushen si kriter për liberalizimin e vizave.

Edhe në konferencën e përbashkët nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kacelarja gjermane, Angela Merkel u fol për këto dy kritere.

Dhjetë vjet pas pavarësisë, Kosova mbetet të përmbush kritere shtesë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani thotë se megjithëse kemi humbur 8200ha tokë me ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Kosova prapë se prapë ka mbetur pa liberalizim të vizave. Kjo për arsye se kusht kryesor është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Shkruar Nga
More from Revista User

“The Telegraph”: Britania, ”qielli” që rinia shqiptare ëndërron. ”Pushtojnë” portin e…

Gazeta prestigjoze britanike “The Telegraph” përmes një artikulli ngre alarmin për trefishimin...
Read More