Libri më i kërkuar: Preç Zogaj me “In Love”, rikthehet te lexuesi dashuria për poezinë

Ka qenë befasi në panairin e librit përmbledhja me poezi dashurie, e sapobotuar nga Preç Zogaj. Përfshirë në kolanën letrare “Mapo Editions”, ky libër deri tani ka patur interes të lartë nga lexuesit. Në stendën e UET Press, poeti Preç Zogaj ka hyrë në një komunikim të rrallë me lexuesit, duke shënuar si asnjëherë një radhë të gjatë në pritje të autografit. Dikush thotë se kur shkruan një libër me poezi është si të hedhësh një petal trëndafili në kataraktin e Niagarës. Si çdo ujëvarë me zhurmim të jashtëzakonshëm, tonelata uji që përplasen – kështu thotë shkrimtari Rudolf Marku është edhe poezia e Preç Zogajt, si hedhja e petalit në Niagarë, si dëgjimi i rënies së këtij petali. Ky është libri poetik. Rikthimi herë pas herë në zanafillë, e bën edhe sot Zogajn në moshën 60-vjeçare një poet par exelence, një poet që s’ndërron moshë ku vjen fjala te ndjeshmëria. “In love-101 poezi dashurie” është përmbledhja që takon poetin sërish me lexuesin e rinisë, atyre që ndjekin pasionet. Libri i tij, është shoqëruar nga fjala e Gëzim Bashës e vlerësuar si një tekst unik se si mund të shihen poezitë e dashurisë. Ky libër vjen në pritje të panairit të librit dhe është përfshirë në kontekstin e strukturës së ndërtuar pranë UET me idenë e ngritjes së një klubi të letërsisë kontemporane shqipe, me takime periodike duke kulmuar te hapja e degës së letërsisë së Universitetit Europian të Tiranës.

“Në traditën evropiane poezia e dashurisë është konflikti mes tundimit sensual ndaj femrës, ose e kundërta, dhe përjetimit shpirtëror. Nga ky konflikt lind një tension metafizik që krijon edhe poezinë e dashurisë. Te Preç Zogaj poezia është zbulim si për herë të parë, ose krijimi për të parit e universit. Kjo mahnitje e zbulimit për herë të parë, ngazëllimi apo pasiguria – të gjitha, bëjnë një kompleks ndjenjash, ato të zbulimit e krijimit të universit…Poezitë meditative kanë dashuri, fund e krye”, ka thënë kolegu i tij, shkrimtari Rudolf Marku në promovimin e para pak ditëve.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ndryshimi i detyruar dhe pozitiv i axhendës opozitare

Nga Ervis Iljazaj Lulzim Basha ka deklaruar se është tërhequr nga reforma...
Read More