Liderët më të suksesshëm, 4 këshilla për drejtuesit

 

Liderët më të mirë janë ata që kanë vendosmërinë për të përballuar çdo situatë të vështirë që i del në rrugën e tyre, ndërkohë që e kanë shumë të qartë se duhet të komunikojë me stafin e tyre, në të njëjtën mënyrë siç edhe sillen të gjithë qeniet njerëzore me njëra-tjetrën.

Ja disa këshilla nga disa prej liderëve më të suksesshëm:

1.Dëgjoni më shumë

Në momentin që ju vendosni të hapni një biznes, përgjegjësitë që keni rriten dhe bashkë me to dhe stresi. Një numër i madh sipërmarrësish vendosin të bëjnë rolin e “diktatorit”, ndërsa disa të tjerë edhe vendosin që të komunikojnë me stafin e tyre dhe më e rëndësishmja, t’i dëgjojnë punonjësit.

Nëse ju komunikoni me punonjësit tuaj, atëherë do të viheni në dijeni se cilat janë ato gjëra që nuk shkojnë mirë në kompaninë që ju drejtoni dhe që kanë nevojë për përmirësim, duke ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e produktivitetit dhe në krijimin e një ambienti sa më pozitiv në punë.

2.Tregohuni të drejtë

Shpeshherë ndeshemi me shprehjen “Drejtuesit janë të paparashikueshëm”, që do të thotë se ju asnjëherë nuk e dini plotësisht se cili do të jetë reagimi i tyre. Dhe nëse kjo është një situatë e njohur edhe në kompaninë tuaj, atëherë punonjësit e kompanisë tuaj do të bëjnë të pamundurën që të mos komunikojnë me ju, duke shmangur në këtë mënyrë dhe reagimin që ju mund të keni për një çështje të caktuar.

Një ndër zgjidhjet më të mira është që ju t’i lini në derën e punës suaj problemet tuaja personale dhe të mos ia përçoni stresin punonjësve. Gjithashtu ju duhet të tregoheni gjithmonë të drejtë në lidhje me çështje të ndryshme, si një mënyrë kjo edhe për të dhënë shembullin e drejtuesit ideal.

3.Jepuni punonjësve tuaj mundësinë për t’u shprehur

Nëse vërtet doni që skuadra juaj e punës të funksionojë ashtu siç duhet, atëherë ju duhet t’i jepni secilit anëtar mundësinë për të folur dhe për të shprehur ato që mendon. Liderët më të suksesshëm janë ata që kanë një vizon të gjerë dhe u japin mundësinë të gjithë punonjësve të skuadrës që të shprehin mendimin e tyre për mbi një çështje të caktuar.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Erlis Hereni, skeptiku i universiteteve private që sot thotë: Ke bërë zgjedhjen e duhur nëse studion në UET

  UET Alumni Profil – Erlis Hereni   Erlis Hereni është diplomuar në...
Read More
CLOSE
CLOSE