Lidhja e vërtetë mes tradhtisë në jetën reale dhe asaj në ëndërr

auto_tradhti1470920704

Ju ka ndodhur ndonjëherë të shihni një ëndërr duke tradhtuar partnerin? Duket, kjo është një ëndërr mjaft e shpeshtë dhe shpesh profetike.

Ekspertët e një agjencie takimesh në Itali kanë bërë një sondazh, për të gjetur lidhjen mes tradhtisë në jetën reale dhe asaj në ëndërr.

Rreth 57% e të anketuarve thanë se kishin ëndërruar tradhtinë e partnerit para se të konsumojnë tradhtinë në realitet.

Sipas studimit, kjo është një simptomë e mungesës së bashkëpunimit në çift dhe jo i një dëshire seksuale të kufizuar ndaj një personi të caktuar.

Rreth 42% e atyre që dhanë këtë përgjigje, kanë deklaruar gjithashtu se kjo fantazi kishte si protagonist të saj një person të panjohur.

Pjesa e mbetur, 15%, megjithatë, tha se kishte ëndërruar duke tradhtuar partnerin me një mik ose koleg.

Por së bashku me këto të dhëna është edhe një pjesë tjetër e të anketuarve, 28% e atyre që duke e ëndërruar tradhtinë e partnerit, kanë mundur ta tradhtojnë atë edhe në realitet.

Në këtë rast, ëndrra mund të interpretohet si një dëshirë e kahershme, e cila më në fund ka gjetur hapësirën për të tradhtuar edhe në realitet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Personat që lexojnë libra janë më zemërgjerë sesa shikuesit e televizionit

Sipas disa hulumtimeve të reja, thuhet se njerëzit të cilët lexojnë libra...
Read More