Ligjet për marihuanën, shfuqizohet politika e Obamës

Prokurori i Përgjithshëm Amerikan Jeff Sessions shfuqizoi politikën e ish-presidentit Barack Obama që lehtësonte zbatimin e ligjeve federale për marijuanën në shtetet ku ajo është e ligjshme.

Vendimi i Sessions u mundëson Prokurorëve Federalë në këto shtete, të përcaktojnë se sa agresivë duhet të jenë në zbatimin e ligjit. Njoftimi i së enjtes erdhi tre ditë pasi dyqanet e shitjes me pakicë në Kaliforni nisën tregtimin e marijuanës për qëllime rekreative. Sipas mbështetësve të këtij vendimi, Kalifornia do të jetë tregu më i madh në botë i ligjshëm i marijuanës që përdoret për qejf.

Legalizimi i marihuanës për përdorim rekreativ në Kaliforni dhe në shtatë shtete të tjera si dhe në Uashington DC, mund të përshkallëzojë tensionet mes zyrtarëve shtetërorë me ata federalë të zbatimit të ligjit për drogat, që udhëhiqen nga z. Sessions, një kundërshtar i vendosur i legalizimit. Ai e ka krahasuar marijuanën me heroinën dhe thotë se ajo është shkak për një rritje të ndjeshme të nivelit të dhunës.

Departamenti i Drejtësisë e konsideron marijuanën në të njëjtën kategori me heroinën, LSD-në dhe kokainën. Përdorimi i marijuanës për qëllime mjeksore është i ligjshëm në 29 shtete dhe në Uashington DC.

Senatorja demokrate Kirsten Gillibrand tha të enjten se vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm mund t’u mohojë pacientëve aksesin në përdorimin e substancës për trajtim mjekësor dhe t’i shdërrojë në mënyrë joproporcionale disa grupe në subjekte të ndjekjes penale.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vendim i ri për udhrin e ndalim – udhëtimit në SHBA

Departamenti i Shtetit në SHBA, ka thënë se do t’u lejojë hyrjen...
Read More