Ligji për kohën televizive falas për partitë ishte i domosdoshëm

Nga Ndriçim Kulla

Manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk fillon ditën e votimit, por ditën e parë të fushatës, madje dhe më parë, kur nis manipulimi i opinionit publik. Një nga mënyrat kryesore se si bëhej kjo gjë ishte përdorimi i spoteve publicitare politike, të transmetuara në median televizive.

Në zgjedhjet e fundit lokale, ato të vitit 2015, arriti kulmin një nga anët më të këqija të sistemit klientelist qeveri-media, që është transmetimi i spoteve publicitare politike të paguara nga kandidatët qeveritarë dhe biznesmenët pranë qeverisë. Kjo praktikë e vinte opozitën në një garë të pabarabartë, ku nuk kishte asnjë shans të përballonte fuqinë financiare të pushtetit.

Prandaj ligji i miratuar së fundi për transmetimin pa pagesë të spoteve publicitare  politike, duke marrë televizionet si kompensim zbritjeje në taksa, përbën një mënyrë për të prishur një mekanizëm që e vinte opozitën në kushte të pabarabarta në garë që në nisje të fushatës elektorale.

Kundër këtij ligji mund të ankohen vetëm ata pronarë mediash që kanë përfituar duke qenë pjesë e një sistemi klientelist të padrejtë. Kot ankohen se po iu shkelen të drejtat dhe liritë e tyre si sipërmarrës duke i detyruar të bëjnë shërbime falas. Ligji e parashikon qartë shpërblimin e arsyeshëm për punën që do të bëjnë. Sigurisht nuk do të marrin më fitimet e padrejta, sipas parimit “Sa të jetë Lalë Gjoni, hani, pini e këndoni!”.

“Lalë Gjoni” ka dalë nga loja për këtë gjë.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Si i vrau shteti fëmijët Aliçe e Dritan Negollari

Nga Alfred Lela Rrethanat ku mbetën të vdekur dy fëmijë, tre dhe...
Read More