Lihen në burg grabitësit e Rinasit, Fation Xhyliu pranon akuzat, Ditjon Memlika hesht para gjykatës

gjykata-e-tr

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 nga 4 autorët e dyshuar të grabitjes së 3. 2 milionë dollarëve në rrugën Qafë-Kashar Rinas. Ditën e djeshme përballë gjykatës kanë janë paraqitur Ditjon Memlika dhe Fation Xhyliu dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. I pari që u njoh me masën e sigurisë ishte 33-vjeçari nga Lushnja Fation Xhyliu, i cili besohet se ka dekonspiruar grupin e grabitësve. Pas dhënies së gjeneraliteteve seanca në ngarkim të 33-vjeçarit Xhyliu është zhvilluar me dyer të mbyllura pasi çdo gjë në këtë fazë konsiderohet sekret hetimor. Ndërkohë burime pranë kësaj gjykatë bëjnë me dije se, Xhyliu edhe përpara trupit gjykues ka pranuar grabitjen, duke u shprehur i penduar për ngjarjen. Në sajë të hetimeve të deritanishme rezulton se, lushnjari ka pasur si detyrë që të mbante nën vëzhgim blindat që transportonin shumën e lekëve paraditen e 9 shkurtit dhe për këtë informonte në çdo moment pjesën tjetër të grabitësve. Ndërkohë prokurorët e çështjes kërkuan arrest me burg, duke iu referuar më tepër provave dhe fakteve që kanë të bëjnë me grabitjen e dhjetorit të vitit 2015 dhe atë pak ditëve më parë në rrugën e Rinasit. Ndonëse vetë Xhyliu u shpreh i penduar në sallën e gjyqit, avokati i tij mbrojtës, Arben Peci, akuzoi prokurorinë se ka shkelur të drejtat e klientit të tij. Sipas Pecit klienti i tij është marrë në pyetje pa praninë e një avokati. “Gjykata në mënyrë anti ligjore vendosi masën “arrest me burg”. Dua të evidentoj që të drejtat ligjore për të ndaluarin është shkelur. Pasi është marrë në pyetje pa avokat mbrojtës, nuk është lejuar që unë ta përfaqësoj. Deri tani nuk ka asnjë status ligjor. Fation Xhyliu është ndier i penduar”, deklaroi avokati Peci. Ndërsa Ditjon Memlika ka dalë i dyti përballë togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë. Ky i fundit nuk ka preferuar të mbrohet me avokat dhe për këtë gjykata caktoi një mbrojtës të zgjedhur kryesisht. Burime pranë Gjykatës së Tiranës bëjnë me dije se, Memlika nuk ka pranuar të flasë duke mos dhënë asnjë version për grabitjet. Pasi dëgjoi palën mbrojtëse dhe prokurorinë, gjyqtarja Fida Osmani u bind nga provat sjella nga organi i akuzës dhe pranoi kërkesën e këtyre të fundit duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të ndaluarit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vijojne hetimet – Dëshmitarët: Autorët e atentatit ishin tre, dy qëlluan me automatik

Banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit janë bërë dëshmitarë okularë të...
Read More