Linda shkon në “Eurovision”

linda-halimi

Tashmë është bërë publike edhe videoja e përfaqësueses shqiptare në garën europiane të këngës, “Eurovision”. Në kanalin zyrtar të këtij kompeticioni është publikuar kënga “Botë”, një interpretim nga këngëtarja nga Kosova, Linda Halimi.

Kënga është kompozim nga Klodian Qafoku, punuar mbi tekstin e Big Bastës dhe vet Lindës, dhe sjell një mesazh të fortë. Bashkautorja Linda Halimi dhe stafi organizator kanë zgjedhur të përfaqësohen në garën e muzikës europiane përmes versionit anglisht të këngës, ndoshta edhe për faktin se Linda prej disa vitesh e ka zhvendosur karrierën e saj artistike në Amerikë.

Videoja është shoqëruar edhe nga komentet e fansave, një pjesë e të cilëve shprehen se kjo këngë është një kryevepër, një kompozim i fuqishëm që do të shkëlqejë në skenën e “Eurovision”.

“Eurovision” këtë vit do të mbahet në Kiev të Ukrainës, në datat 9, 11 e 13 maj, ndërsa përfaqësuesja shqiptare do të këndojë mbrëmjen e 9 majit, në gjysmëfinalen e parë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Berat, temperaturat e larta sjellin probleme në furnizimin me ujë

Temperaturat tepër të larta të kësaj vere shoqëruar me mungesën e prurjeve...
Read More