Lindita Nikolla kërkon takim me Lulzim Bashën: Do të të dëgjoj me respekt


Lindita Nikolla, e cila pritet të rimarrë postin e ministres së Arsimit ka reaguar sot në mbrëmje në “Facebook” lidhur me akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për radhët e gjata për blerjen e teksteve shkollore dhe çmimet e tyre.

Në një status në Facebook, Nikolla i kujton Bashës se që prej 3 muajsh Ministrinë e Arsimit e ka drejtuar ministrja teknike e opozitës, Mirela Karabina.

Ndër të tjera, Nikolla shkruan se sapo të marrë përsëri detyrën e ministres së Arsimit pas disa ditësh, do të kërkojë takim me Lulzim Bashën për të dëgjuar propozimet e tij dhe të Partisë Demokratike për sistemin arsimor.

Statusi në “Facebook” i Lindita Nikollës:

Zoti Basha, mbase e keni harruar që prej më shumë se tre muajsh, dikasterin e arsimit e drejton një e zgjedhura juaj. Prandaj po jua kujtoj!

Mbase nuk e dini edhe që pavarësisht dorëheqjes, e zgjedhura juaj ka qenë shumë aktive në çoroditjen e dikasterit përmes vendimeve e veprimeve të paligjshme. Ndërkohë që mund të ju kish informuar për organizimin e shpërndarjes së librave duke i dhënë fund evazionit, si dhe për paketën e teksteve që lidhet me kurrikulën e re.
Prandaj po jua bëj me dije.

Dhe së fundi, mbase nuk e dini, por është e pavërtetë që librat shkollorë janë falas për të gjithë në të gjithë rajonin. Prandaj po iu informoj.

Megjithatë, me të marrë zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit e Rinisë, unë do iu kërkoj një takim për të dëgjuar idetë tuaja dhe në vazhdimësi, do te dëgjoj me respekt çdo ide a sugjerim tuajin apo të grupit tuaj parlamentar.

Shumë faleminderit dhe suksese në detyrën tuaj si kryetar i opozitës në katër vitet e ardhshme

Shkruar Nga
More from Redaksia

Basha: “Apel qytetarëve të bashkohen, të marrim në dorë fatet tona”

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas vendimit të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.