Lindja e fëmijës së parë shkakton probleme në zërin e Adele

Këngëtarja e muzikës pop Adele është konsideruar si një artiste që vjen vetëm një herë në një gjeneratë. Ajo ka një forcë të jashtëzakonshme vokale dhe mban në repertorin e saj balada emocionale shumë të famshme në mbarë botën.

Për shumë njerëz, këngëtarja fituese e disa çmimeve Grammy duket se nuk e ka të vështirë të këndojë çfarëdolloj kënge.

Por gjatë një konceri në Sidney vitin e kaluar, Adele kishte një kërkesë të pazakontë për fansat, ndërsa po përgatitej të këndonte hitin e saj të vitit 2012 “Skyfall”.

Sipas Washington Post, ajo u kërkoi atyre që ta mirëkuptonin sepse po pëpiqej të arrinte notat e ulëta të këngës.

Si të gjitha gratë edhe Adele është prekur nga fenomeni i ndryshimit të zërit gjatë shtatzënisë dhe më pas lindjes. Dhe ka prova shkencore që vërtetojnë se lindja dhe shtatzënia shkaktojnë një ndryshim të përkohshëm në zërin e femrave.

Sipas një studimi të publikuar kohët e fundit nga studiuesit e Universitetit të Sussex në Britani, zëri i nënave të reja mund të tingëllojë më i ulët dhe më monoton pas lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Ndryshimi është përshkruar si “mashkullizimi i zërit” dhe mund të zgjasë për të paktën një vit pas lindjes.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama i pret me police femra, Kryemadhi: Koha e tij ka mbaruar, ka 20 vjet në pushtet.

    Ashtu siç ka ndodhur edhe në protesta e tjera, në...
Read More