Liqeni i Viroit i ‘pushtuar’ nga algat, biologët: Pastrimi, nevojë ekologjike

liqeni

Rikonstruksioni i Parkut të Viroit, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë mbi 260 milion lekë përfundoi dy vite më parë duke rijetëzuar këtë park dhe duke e kthyer atë në destinacion turistik për turistët vendas e të huaj.

Por sot, ky park ndien mungesën e mirëmbajtjes serioze të tij dhe ruajtjes së këtij investimi. Koshat e mbeturinave të vendosura përgjatë shëtitores janë shkulur, stolat të dëmtuar, ndërsa këndi i lojërave dhe ai sportiv totalisht të shkatërruar.

Parku natyror i Viroit në Gjirokastër është një ndër zonat më të vizituara dhe destinacioni kryesor i gjirokastritëve në fundjavë.

Por papërgjegjshmëria e vetë banorëve që kanë dëmtuar këtë investim nuk humbet aspak përgjegjësinë e bashkisë së qytetit për ruajtjen e kësaj pasurie dhe përpjekjet për përmirësimin e vazhdueshëm të këtij parku, duke përfshirë para së gjithash liqenin e Viroit, dikur i lundrueshëm, me varka peshkimi dhe noti, ndërsa sot specialistët japin alarmin për rrezikun e ujërave të tij dhe kënetëzimin e pashmangshëm të këtij liqeni.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Mora dy djem të rinj me 400 mijë lekë, punuan 3 ditë, pastaj e lanë”

  Panairi i Punës, i cili po shndërrohet në traditë për qytetet...
Read More