Lirohen me kusht policët privatë që shoqëronin 3.2 milion USD që u grabitën në Rinas, burg përgjegjësit

TIRANE, 25.07.2010 - Godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. ATSH.Foto: Agim Dobi

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për punonjësit e policisë, që shoqëronin shumën prej 3.2 milionë eurosh, e cila u grabit nga persona të armatosur në rrugën Qafë Kashar-Rinas.

Ditën djeshme prokurori i çështjes Ervin Karanxha kërkoi dënimin me 2 vjet burg për Fatmir Gapin, përgjegjësin e grupit të shoqërimit, ndërsa për 5 të tjerët, kërkoi dënim me nga 1 vit e 6 muaj detyrim paraqitje pranë shërbimit të provës.

Të pandehurit të cilët prej shkurtit të këtij viti, qëndrojnë me masën e sigurisë “arrest me burg” kërkuan pafajësi përballë togave të zeza duke mohuar akuzën e ngritur ndaj tyre, ndërsa seanca e vendimit sipas gjykatës pritet të jepet më 9 maj. Prokuroria e Tiranës ka gjetur një sërë shkeljesh nga ana e të pandehurve, duke nisur që nga fakti se çanta me GPS nuk është futur midis parave të tjera, ajo është mbajtur veç në kabinën e mjetit dhe nuk është vënë në punë. Kjo për organin e akuzës, është kryer me dashje. Aktualisht për grabitjen e 9 shkurtit, policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda që po kryen hetimet ka mundur të sekuestrojë si prova materiale nga 9 të arrestuar 500 mijë euro ndërsa në total shifra që mungon përfshi dhe grabitjen e vitit 2015 arrin në 6. 5 milionë euro. Këto para sipas grupit hetimorë po verifikohen nëse janë investuar në pasuri ndërsa ka rezultuar se deri më tani të arrestuarit në dy operacionet “Patriot” rezultojnë me pasuri të pakta në emër të tyre. Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet pasi për këtë ngjarje janë arrestuar 8 persona dhe vazhdon të jetë në kërkim kreu i bandës Admir Murataj. Grabitja u zbardh nga dëshmitë e dy të penduarve të bandës Admir Çerpja dhe Ditjon Memlika. Sipas tyre pjesë e grupit ishin dhe Neim Avdylaj, Fation Xhyliu, Dash Kupa, Ernest Kupa, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinanaj.

Grabitja e 9 shkurtit

Prokuroria e Tiranës zbardhi dinamikën e grabitjes së parave të një banke të nivelit të dytë, që po transportoheshin mesditën e se enjtes drejt Rinasit. Organi i akuzës njoftoi zyrtarisht se shifra e grabitur kapte vlerën prej 3.2 milion dollarë. Mësohet se autorët dyshohet të kenë qenë 8 persona. Ndërsa sipas dëshmisë së punonjësve të policisë private të cilët shoqëronin shumën e lekëve, grabitësit mbanin të veshura rroba të ngjashme me ato të forcave speciale, ndërsa një prej tyre mbante mbishkrimin “Policia”. Në sajë të hetimeve ka rezultuar se, kur dy blindat që transportonin paratë mbërritën pranë vendit ku ndodhi ngjarja, një mjet hyri në mes tyre duke bllokuar makinën shoqëruese. Në këtë moment doli një tjetër fuoristradë nga një rrugë dytësore që goditi makinën e blinduar. Më pas dolën disa persona të maskuar dhe të armatosur dhe qëlluan drejt makinave të blinduara. Ata neutralizuan policët dhe me një gur fresibël thyen kasafortën dhe morën 8 thasë me vlerat monetare, duke u larguar më pas në drejtim të urës së Sharkës në zonën e Vorës. Më pas braktisën dhe i vunë zjarrin automjeteve “Jeep” dhe “Chevrolet”. Në sajë të hetimeve kare rezultuar se grabitësit kanë përdorur tre automjete në ngjarje, dy prej tyre janë djegur ndërsa me një janë larguar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Homazhet për Adelën, motra dhe vëllai s’i thanë dot lamtumirë

Moderatorja dhe gazetarja Adelajda Xhamani u percoll dje ne banesen e fundit,...
Read More