“Lironi djemtë tanë, arrestoni qeveritarët!”



Me kërkesë të Policisë së Kukësit, e cila parashikonte trazira nëse gjyqi për protestuesit do mbahej në Kukës, në Gjykatën e Tiranës do mbahet sot gjyqi për të arrestuarit për akte dhune në Rrugën e Kombit.

Policia ka marra masa të jashtëzakonshme për.

Godina e gjykatës është rrethuar me një perimetër shumë të gjerë. Kjo është bërë për shkak të informacioneve që është patur për protesta.

Në sallën e gjyqit ku do të jepet masa e sigurisë, nuk u lejuan të futen disa deputetë Partisë Demokratike.

Ndërkohë, jo larg nga Gjykata janë mbledhur edhe personat e parë në protestë, të cilët me megafonë thërrasin: “Lironi djemtë tanë! Rama ik! Arrestoni qeveritarët.”

loading...
Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Paloka: Tahiri duhet arrestuar pas publikimit të fakteve të reja

Partia Demokratike i është rikthyer sërish çështjes ‘Tahiri’, teksa thotë se ka...
Read More