Lista e njerëzve më të admiruar për 2018 –ën, Angelina Jolie kryeson….

 

Bill Gates dhe Angelina Jolie janë njerëzit më të admiruar në botë, sipas një studimi vjetor të kryer nga YouGov.

Themeluesi i Microsoft-it dhe aktorja e kthyer në humanitare kanë kryesuar listën çdo vit qysh prej 2015 –ës, kur u prezantuan edhe kategoritë e gjinisë.

Lista ka 20 burra dhe 20 gra, të gjithë të zgjedhur si rezultat i intervistave online me më shumë se 37 mijë njerëz në 35 shtete. Jolie ka qenë gruaja më e admiruar në listën e YouGov për tre vitet e fundit.

Ai që ndjek Gates-in në listën mashkullore është Barack Obama, me një shifër prej 9.7 përqind admirimi,ndjekur nga Jackie Chan dhe Xi Jinping.

Ndërkohë Michelle Obama dhe Oprah Winfrey ndjekin Jolie-në në listën femërore.
Pjesa më e madhe e grave në listë vijnë nga industria e argëtimit me Taylor Swift, Madonna, Priyanka Chopra, Liu Yifei dhe Gal Gadot.

Megjithatë, figura të shquara politike si Hillary Clinton dhe Angela Merkel, shfaqen gjithashtu në 10 më të mirat.

Lista mashkullore dominohet nga personalitete me sfond biznesi dhe sporti dhe përfshin
Elon Musk, Christiano Ronaldo, Lionel Messi, Warren Buffet dhe David Beckham.

Figurat politike gjithashtu shfaqen fort: përveç Obamës lista përmban Xi Jinping, Vladimir Putin dhe Donald Trump.

Mes atyre që janë ngjitur ndjeshëm në renditje nga viti i kaluar është aktorja Emma Watson, e cila në vitin 2016 ishte e 13-ta dhe këtë vit renditet e gjashta. Edhe Taylor Swift është ngjitur nga vendi i 14-të në të 9-tin.

YouGov gjithashtu kanë bërë një tabelë krahasimi për të treguar sesi Obama dhe Trump renditen globalisht në përqindje admirimi krahasuar me të tjerë të famshëm në listën e burrave më të admiruar.

Në listën e këtij viti Trump është 15 vende më poshtë se paraardhësi i tij presidencial me Obamën që e kalon në çdo vend përveç Rusisë.

Të dhënat e YouGov janë ndarë në kategori vendase gjithashtu, duke u lejuar përdoruesve të shohin se cilat figura kanë dalë më populloret në vendet e tyre.

Shkruar Nga
More from Redaksia

I shpëtoi ekstradimit, Puigdemont largohet nga Gjermania

Në fjalën e tij para gazetarëve në Berlin në sallën ku zakonisht...
Read More