Liverpooli “blindon” Salah, “Faraoni” rinovon deri në vitin 2023

Pas zhgënjimit në Botëror me Egjiptin, që nuk mori qoftë një pikë në tri ndeshjet e fazës së grupeve, vjen një lajm i mirë për Mohamed Salah.

Klubi i Liverpoolit ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me “Faraonin” deri në vitin 2023.

“The Reds” i mbyllën derën Realit të Madridit, apo klubeve të tjera të mëdha, që kërkonin shërbimet e Salah.

Vetëm nëse do të bëhet një ofertë e çmendur në merkato, nga ato të paimagjinueshmet, atëherë Liverpooli mund  të pranojë ta shesë sulmuesin që e mbylli sezonin me 44 gola në 52 ndeshje në total.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Artan Hoxha: Si po organizohen atentatet dhe pengmarrjet në Elbasan dhe si po fshihen

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Ora News” ka zbuluar fakte të...
Read More