Llaku i flokëve mund të përdoret edhe për gjëra tjera

llaku-i-flokeve

Është një produkt që përdoret më së shumti nga gratë dhe vajzat. Bëhet fjalë për llakun e flokëve, por që mund ta përdorni edhe për shërbime të tjera, si më poshtë:

Për getat: është një nga gjërat më të këqija që mund t’i ndodhe një femre.

Por llaku është sërish pranë teje për të të shpëtuar. Bëji getat me llak para se t’i veshësh nuk kanë për t’u grisur.

Njollat e bojës: sa herë të ka rastisur të bëhesh pis me bojën e një stilolapsië Boja është një nga njollat më të këqija, pas buzëkuqit.

Por, nëse e bën me llak dhe e lë për 10 minuta, dhe më pas e fshin me një copë të pastër, atëherë njolla do të largohet menjëherë.

Vetullat: Nëse fijet e vetullave janë të përhapura, atëherë sigurisht që zgjidhja është sërish llaku.

E vetmja gjë që duhet të bësh, është të hedhësh pak llak në furçën e vetullave dhe me të të krehësh vetullën me drejtim për lart, si zakonisht.

Mban këmbën në vend: Kur blini këpucë të reja, dhe të rrëshqet këmba në rastet kur janë pak më të mëdha, atëherë hidh llak në pjesën e pasme dhe këmba do të qëndrojë në vend.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e hënë 15 janar 2018

Dashi Sot shqetësimi mund t’ju çojë që të silleni ashpër me partnerin/en...
Read More