Llalla përgjigjet ‘flakë’: Krimi është shtrirë në të gjithë territorin


Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llala i është përgjigjur flakë për flakë, akuzave të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ky i fundit deklaroi se “segmente të prokurorisë po përdoren politikisht” lidhur me çështjen e Saimir Tahirit.

Llalla deklaroi se “ish-Kryetari i Reformës në Drejtësi, mesa duket nuk i ka të qarta ndryshimet ligjore”.

“Krimi është shtrirë në të gjithë territorin”, tha Llalla.

“Po ndjekim me vëmendje hetimin e rasteve kriminale. Detyra jonë është të luftojmë krimin”.

“Ne duhet të vëmë autorët para përgjegjësisë”.

Sipas kryeprokurorit, të gjitha ngjarjet e fundit po ndiqen më vëmendje të madhe nga organi i akuzës, ndërsa situatën e ka cilësuar të rëndë, duke ngritur edhe një alarm për kontigjentët kriminalë.

“Prokuroria po ndjek me vëmendje të veçantë, situata është e tensionuar, kriminelët janë shpërndarë në mënyrë alarmante, kryesisht në Vlorë, Lushnje, Elbasan. Detyra jonë është të hetojmë këto raste”, ka deklaruar Llalla.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Policia numëron vetë paratë! Ja njeriu që trazoi politikën

Gjykata e Elbasanit, mëngjesin e kësaj të shtune, vendosi të lërë në...
Read More