Llogaritja e turmave është një përzierje shkence, statistikash, analize dhe hamendjeje

10-7

Të gjithë duan të dinë se sa njerëz morën pjesë në mitingjet anti-Trump megjithse kjo është diçka e pamundur dhe shifrat e raportuara nga mediat varionin sipas preferencave politike. Llogaritja e njerëzve në një turmë është një punë e koklavitur dhe e gjatë, që përfshin si shkencat e sakta ashtu dhe hamendjen e thjeshtë. Llogaritja e njerëzve në një turmë është e njejtë me atë të sardeleve në një tufë peshqish që notojnë, apo me tufën e antilopave në Savanën afrikane.

Marshimi i Grave në qytete si Oakland u llogarit në rreth100,000 sipas fotove ajrore, ndërsa ai në San Jose u llogarit në 25,000 bazuar në krahasimet me grupime të ngjashme. Nërsa policia në San Francisco tha se “për arsye të sigurisë publike, turmat u llogaritën por shifrat nuk publikohen”.

Profesori i Universitetit të Connecticut, Jeremy Pressman dhe Erica Chenoweth thanë se llogaritjet e turmave janë shifra të përafërta maksimale dhe minimale. “Llogaritja e saktë e njerëzve është shumë e vështirë për t’u bërë, por ajo që mund të bëjmë është prezantimi i punës tonë, argumentimi i llogaritjeve dhe i marzhit të gabimit”, thanë ata

Në mjediset e kontrolluara, si për shembull stadiumet sportive, pjesëmarrja merret sipas biletave të shitura, ndërsa për eventet e hapura me shumë pika hyrjeje dhe njerëz të tjerë që sillen kot, është diçka tjetër”, përfunduan ata.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rio do të presë 3 milionë turistë për Vitin e Ri në Kopakabana

Bashkia e Rio de Zhaneiros njoftoi sot se shpreson një publik rekord...
Read More