Lodhja pranverore: 10 ushqime kundër shqetësimeve të sezonit

Këto janë 10 ushqimet që ndihmojnë për të rigjetur gjallërinë dhe energjinë e duhur për të përballur shqetësimet gjatë kësaj kohe, këshillohet një dietë e pasur me ushqime të shumta dhe përmirësimi i aktivitetit fizik. Një metabolizëm aktiv, të rregullt dhe jo të lodhur, ushqyer me produktet e duhura janë thelbësore për të siguruar që sistemi nervor, muskulor dhe trupi ynë të funksionojnë më mirë

Trupi ynë ndikohet nga ndërrimi i sezonit dhe kjo bëhet më evidente me ardhjen e pranverës. Nuk ka të dhëna statistikore, por çdo vit janë të shumtë personat që preken nga e ashtuquajtura “lodhje pranverore”. Shkaqet fillestare të këtyre shqetësimeve janë të shumta, por ndër më kryesoret renditet shtimi i orëve me dritë, të cilat influencojnë mbi organizmin duke i shkaktuar probleme të shumta, sikurse janë dhimbjet muskulore dhe mendore, mungesë përqendrimi, luhatje humori, nervozizëm etj. Për të rigjetur gjallërinë dhe energjinë e duhur për të përballur shqetësimet gjatë kësaj kohe, këshillohet një dietë e pasur me ushqime të shumta dhe përmirësimi i aktivitetit fizik. Një metabolizëm aktiv, të rregullt dhe jo të lodhur, ushqyer me produktet e duhura janë thelbësore për të siguruar që sistemi nervor, muskulor dhe trupi ynë të funksionojnë më mirë.  Për këtë dietologët këshillojnë disa fruta dhe perime të cilat gjallërojnë organizmin tonë, duke “dhuruar” kështu energjitë e duhura për të përballuar shqetësimet e sezonit. Janë 10 produkte ushqimore të cilat ndihmojnë jashtëzakonisht shumë organizmin tonë në “luftën” kundër lodhjes pranverore.

  1. Luleshtrydhe

Luleshtrydhe për të luftuar luhatjet e temperaturave. Konsiderohet fruti ideal për t’u konsumuar si vakt i ndërmjetëm apo për të pasuruar sallatat e ndryshme,  pasi janë detoksifikues (detoksifikimi është procesi natyral i eliminimit dhe neutralizimit të materialeve toksike nga qelizat, indet, organet dhe gjaku i organizmit të njeriut) dhe diuretik (ndihmojnë për të eliminuar lëngjet e tepërta dhe luftojmë me mbajtjen hidrike të organizmit). Luleshtrydhet janë burim i shkëlqyer i vitaminës C, po kështu përmban edhe antioksidantë të tjerë të cilët janë të dobishme për forcimin e sistemit imunitar.

  1. Limoni

Limoni pastron organizmin. Ky agrum është i pasur me vitaminë C,  i çmuar për vetinë e tij për të forcuar sistemin imunitar, po kështu për të bllokuar stresin dhe lodhjen. Konsumimi i një gote ujë me limon në mëngjes është një supermiks detoksifikues për organizmin. Në të njëjtën kohë ju ndihmon të “çliroheni” nga toksinat e akumuluara gjatë sezonit të ftohtë të dimrit, po kështu për t’u ndjerë më lirë në sezonin e ri.

  1. Spinaq

Spinaqi për të rigjetur energjitë. Përmban minerale të shumta, njëkohësisht është edhe diuretik. Siç shpjegojnë edhe dietologët, spinaqi është i pasur me magnezium dhe acid folik, substanca që garantojnë efikasitetin e sistemin nervor dhe një funksionimin më të mirë të rruazave të kuqe të gjakut, të cilat ndihmojnë në transportin e gjakut të pasur me oksigjen në indet e trupit dhe heqjen e dioksidit të karbonit nga trupi.

  1. Arra

Me arra kundër lodhjes. Përmbajnë shumë fosfor, mineral i domosdoshëm për të luftuar lodhjen pranverore. Ky frutë i thatë është i pasur me omega 3, e njohur si “yndyrë e mirë”, dhurojnë energji trupit tonë dhe bllokojnë lodhjen.

  1. Karçofi

Ky perim së fundmi është futur fuqishëm edhe në kuzhinën shqiptare, në të njëjtën kohë këshillohet të konsumohet gjatë kësaj kohe sepse ndihmon për të “rindezur” organizmin. Është një perime anti-oksiduese që lufton dhe “radikalët e lirë”, të cilat gjenden në organizëm dhe janë shkaktarë të plakjes së organeve dhe gjithë organizmit. Te karçofi ka shumë përbërës fenolik si dhe anti-cianikë, kanë si efekt pastrimin e mëlçisë.

  1. Asparag

Asparag për të eliminuar toksinat e tepërta. Ky perim rezulton të jetë një burim i mirë i acidit folik dhe kuercetinës, një molekulë që vepron kundër plakjes. Janë ushqim superdiuretik. Të pasura me fibra, substanca që ndihmojnë për shkatërrimin e toksinave të tepërta të akumuluara me ushqimin e dimrit.

  1. Kivi

Ky frutë ndihmon për të forcuar mbrojtjen e organizmit. Kanë shumë vitaminë C, substancë e domosdoshme për të luftuar kundër infeksioneve që shpesh shfaqen gjatë kësaj periudhe për shkak të ndryshimit të temperaturave. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve te sëmundjeve.

 8.Yogurt

Me yogurt kundër nervozizmit. Kosi është i pasur me baktere që favorizojnë funksionimin e mirë të aparatit tretës, të domosdoshëm për të ruajtur shëndetin e mirë të organizmit. Kosi është një krem i shijshëm dhe i mirë për njeriun. Është burim i shkëlqyer i kalciumit që ndihmon në shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve. Ai është i dobishëm edhe për mirëfunksionimin e gjakut dhe muskujve. Gjithashtu është një burim i mirë i vitaminës B2 dhe proteinave. Bakteret probiotike që ndodhen te kosi ulin kolesterolin dhe prodhojnë vitamina të rëndësishme kundra diabetit. Kalciumi, magneziumi dhe vitamina D të kosit luajnë edhe ato rolin e tyre.

  1. Drithërat integrale

Ndihmojnë organizmin dhe njëkohësisht riaktivizojnë metabolizmin. Falë tyre arrihet të mbahet një ekuilibër glicemik, po kështu veprojnë kundër ndjesisë së urisë. Mund të konsiderohen edhe rezerva “energjie”, po kështu përmbajnë vitamina të grupit B, të domosdoshme për shëndetin e sistemit nervor ka përmbajtje të lartë dhe të substancave të tjera të pranishme.

  1. Peshk

Për të luftuar luhatjet e humorit, konsumoni peshk. Veçanërisht sardelet, salmon, peshk i kaltër, janë “minierë” yndyrave thelbësore sikurse është dhe omega 3, substancë aleate e sistemit nervor.  Me konsumimin e peshkut, jo vetëm që luftojmë kolesterolin, por veprojnë edhe kundër nervozizmit, pasi favorizojnë prodhimin e serotoninës, e ashtuquajtura “hormoni i humorit të mirë”.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Korrupsioni, përgjimet e zëvendësdrejtorit të Burgjeve: Po nuk erdhe sot, mos hajde më

Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëron arrestimin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të...
Read More