“Loja e fëmijës” – shkak i zjarrit vdekjeprurës në Nju Jork

Hetuesit në Nju Jork besojnë se zjarri në një ndërtesë në lagjen Bronks, i cili ka lënë të vrarë 12 njerëz, është shkaktuar nga loja e një fëmije me një stufë.

Një djalë i pambikëqyrur trevjeçar aksidentalisht ka nisur zjarrin, tha komisionari për zjarre, Daniel Nigro.

Pasi nëna e djalit ka ikur nga banesa me dy fëmijët e saj, ajo ka lënë derën hapur, duke bërë që flakët të përhapen në korridore, tha ai.

Zjarri të enjten në mbrëmje ka qenë më vdekjeprurësi në qytet në së paku 25 vjet, tha kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

Policia tha se në mesin e të vdekurve janë tri vajza, të moshës 1, 2 dhe 7 vjeçe, dhe një djalë që nuk është identifikuar ende. Mbi 160 zjarrfikës kanë ndihmuar për t’i sjellë flakët nën kontroll.

Shkruar Nga
More from Revista User

Irak: Forcat qeveritare gjithnjë e më thellë në Mosul

Zyrtarët irakianë thonë se trupat qeveritare, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara,...
Read More