Lojërat Olimpike, xhudistja kosovare shkruan historinë dhe feston me shqiponjë

 

Xhudistja Erza Muminoviç është shpallur fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve në Buones Aires.

16 vjeçarja e cila garonte në kategorinë deri në 44 kilogram ka mposhtur në finalen e vogël rivalen nga ukraina, Anastasiia Balaban, ndërsa mes lotëve ka festuar triumfin, ku nuk ka munguar dhe shenja e shqiponjës dykrenare.

Për të ardhur deri në këtë raund, Muminoviç u mposht në duelin e parë nga indiania, Devi Tababi Thangjam, ndërsa më pas fitoi përballë bullgares Aleksa Georgieva dhe azerbajxhanes, Vusala Karimova.

Kjo ishte pjesëmarrja e saj e parë në një turne të rëndësishëm dhe medalja e parë për Kosovën në Lojërat Olimpike për të rinj.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Grida Duma: Baltosja nëpër portale, kosto mendore

  Atë e njohim si një grua të suksesshme, energjike dhe mjaft...
Read More