Londra nuk gjen qetësi, një i vdekur dhe 10 të plagosuar pas një sulmi pranë një xhamie

Ky është momenti kur shoferi i supozuar i furgonit që u fut tek këmbësorët jashtë xhamisë së Finsbury Park në Londër, u kap nga policia.

Videoja tregon shoferin po mbahet nga një oficer policie, ndërsa turma të zemëruara mblidhen pas tij.

Në sfond mund të dëgjohet britmë, pasi këmbësorët përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, raporton Daily Mail.

sulmi 1

Picture 1 of 12

Pas sulmit, raportohet se ai u trajtua nga civilët dhe një turmë dhe më pas u kap nga policia.

Të paktën dhjetë vetë u plagosën kur një furgon i marrë me qira u fut në besimtarët mylsiman që po largoheshin nga xhamia e Finsbury Park në Seven Sisters, në Londrën e Veriut.

Një njeri i moshuar raportohet se ka vdekur.

I dyshuari bërtiti “Unë do t’i vras të gjithë myslimanët” para se ai të përplaset në dysheme, sipas një dëshmitari.

Një person tashmë është konfirmuar i vdekur, ndërsa tetë të tjerë janë shtruar në spital, kurse dy të tjerë kishin lëndime më të lehta

Rreth orës 00:20 me orën lokale, një person është arrestuar pasi ka hyrë me furgon mes një turme besimtarësh në afërsi të një xhamie.

Besohet se rreth dhjetë burra myslimanë janë plagosur, ndërsa një tjetër ka gjetur vdekjen pranë Xhamisë së famshme të Finsbury Park, pasi një person me furgon u fut mes turmës, shkruan DailyMail.

Dëshmitarët okularë raportuan se i dyshuari si shkaktar i kësaj ngjarjeje është shtrirë në tokë nga të pranishmit deri në momentin kur erdhi policia.

Sipas dëshmitarëve në kohën që agresori është futur mes besimtarëve, këta të fundit kanë qënë duke dalë nga xhamia pasi kishin kryer lutjet e tyre.

Policia Metropolitane e Londrës tha se oficerët u thirrën menjëherë pas mesnatës për një incident në Rrugën e Shtatë Motrave.

“Ka pasur një person të arrestuar. Hetimet vazhdojnë. Më shumë informacione do të jepen kur të konfirmohen”, “tha policia.

Nuk ka ende një prononcim zyrtar që të thotë nëse ky është një sulm terrorist ose jo.

Ambulanca e Londrës shkroi: “Ne kemi dërguar një numër punonjësish në një incident në Seven Sisters Road. Më shumë informata do të japim kur ta kemi atë.”

DailyMail shkruan se, mjeti në fjalë duket se është marrë me qira nga një kompani me seli në Uells.

Një dëshmitare shkruan në Twitter, “Është e tmerrshme të shikosh policët që bëjnë masazh kardiak tek njerëzit e shtrirë në tokë, duke u përpjekur me dëshpërim për t’i shpëtuar ata”.

Reagon kryeministrja May

Kryeministrja Theresa May shprehet se, “Ky është një incident i tmerrshëm. Të gjitha mendimet e mia janë me ata që janë lënduar, të dashurit e tyre dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje”.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan

Kryebashkiaku i Londrës reagon në Twitter, “Shërbimet emergjente janë në vendngjarje dhe po hetojnë një incident të madh në Finsbury Park”.

Këshilli Mysliman i Britanisë

Këshilli Musliman i Britanisë (MCB) tha se një furgon qëllimisht u fut mes adhuruesve

Dyshohet se ka pjesëmarrës të tjerë në këtë sulm

Dëshmitarët thane për MailOnline se, panë dy të dyshuar të tjerë të iknin pasi fugoni kishte ndalur.

Atikur Arhman, 41 vjeç, nga Finsbury Park, tha: “Kishte tre vetë atje. Ata kapën një dhe po kërkojnë edhe dy të tjerë.”

Një dëshmitar tjetër anonim tha: “Kishte tre vetë pranë fugonit. Dy njerëzit e tjerë ikën.”

Dëshmitarët shprehen se shoferi kishte armë me vete shkruan DailyMail.

Udhëheqësi i xhamisë “Fisbury Park”, Mohammed Kozbar, e cilëson aktin si sulm terrorist.

Udhëheqësi i xhamisë së Finsbury Park, Mohammed Kozbar, tha për The Sun, “Kushdo që e bëri këtë, e bëri atë për të lënduar njerëzit dhe është një sulm terrorist. Ne e quajmë një sulm terrorist siç e quajtëm atë në Mançester, Westminster dhe Ura e Londrës”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kërcënoi me armë bashkëshorten, pranga 49-vjeçarit

Një 49 vjeçar nga Peqini është arrestuar nga policia pasi akuzohet se...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.