Londra nxit vendet arabe të heqin bllokimin ndaj Katarit

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson nxiti vendet arabe të heqin bojkotin që i është imponuar Katarit, duke minimizuar mundësitë për një përshkallëzim ushtarak në krizën e Gjirit.

Johnson u takua me homologun e tij kuvajtian, sheikun Sabah Khaled Al Sabah, para se të nisej për në Katar.

“Ajo që bota duhet të shohë, është një ulje të tensioneve dhe një rritje të luftës kundër financimit të terrorizmit në rajon dhe progres drejt përfundimit të këtij bllokimi”, deklaroi shefi britanik i diplomacisë, që shprehu hapur mbështetjen e tij për Kuvajtin.

Johnson, që të premten kishte qenë në Arabi Saudite, ku vlerësoi se është jashtëzakonisht e pamundur që kriza aktuale të shkojë drejt një konflikti ushtarak.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sekreti i Cristiano Ronaldos është gjumi, fle 5 herë nga 90 minuta!

Cristiano Ronaldo është një nga ata sportistë që kujdesen shumë për gjendjen...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.