Londra përshëndet përgjigjen e aleatëve për dëbimin e diplomatëve rusë

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson përshëndeti sot “përgjigjen e jashtëzakonshme” të aleatëve të Britanisë së Madhe kundër Rusisë, në reagim të helmimit të ish-spiunit Serguei Skripal dhe vajzës së tij, më 4 mars.

“Përgjigjja e jashtëzakonshme e aleatëve tanë përbën lëvizjen më të madhe në histori të dëbimit të agjentëve rusë dhe mundëson mbrojtjen e sigurisë tonë të ndarë”,- shkroi ministri në një postim në rrjetin social Twitter, pasi 14 vende të BE-së, përfshirë Kanadanë dhe Ukrainën njoftuan sot dëbimet e përfaqësuesve rusë, shkruan ata.

“Ne përshëndesim veprimin e aleatëve tanë, që tregon se jemi të bashkuar për t’i dërguar Rusisë sinjalin se ajo nuk mund të vazhdojë të injorojë të drejtën ndërkombëtare”,- shtoi një zëdhënës i kryeministres, Theresa May në një komunikatë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Shqiptari më i urryer në botë’ qan në gjykatë, acaron edhe avokatin e tij

Martin Shkreli, i njohur dikur si njeriu më i urryer në botë...
Read More