Lorenc Vangjeli arrogant dhe i pa edukatë, përplaset me gazetaren për Xhafajn: Pusho moj pusho, mbylle!

Të ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e Blendi Fevziut, analisti Lorenc Vangjeli dhe gazetarja Klodiana Lala janë përplasur mes tyre për çështjen Xhafaj.

Vangjeli u shpreh se dorëzimi i Agron Xhafajt pranë autoriteteve italiane është një sakrificë, e kjo ka shtyrë gazetaren Klodiana Lala, ta pyesë, “Kush u sakrifikua?”.

Pas kësaj, Vangjeli i është kthyer me një gjuhë disi të pasjellshme, duke i thënë: “Pusho moj pusho! Mbylle!”, pas kësaj Vangjelit i ka tërhequr vëmendjen edhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziut.

Bie në sy fakti se, gjatë gjithë emisionit, Vangjeli ishte arrogant dhe agresiv vetëm ndaj gazetares, një zonje, dhe jo ndaj të ftuarve të tjerë, që ishin të gjithë meshkuj.

Kur gjoja bënte ironi, përsëri citonte zonjën Lala, në një mënyrë apo tjetër.

Me sa duket “trimërinë” nga anët tona burrat e tregojnë vetëm me zonjat!

Pjesë nga debati:

Lala: Kush u sakrifikua?

Vangjeli: Pusho moj pusho! Mbylle!

Fevziu: Jo me atë gjuhë Lorenc!

Lala: Kush u sakrifikua?

Vangjeli: Pusho moj pusho. Mos më ndërprit herë tjetër!

Lala: Kujdes me ofendimet se je edhe xhentëllmen!

Vangjeli: Xhentëllmen jam…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Serbia kërkon pjesëmarrjen në hetimet për Ivanoviç, Vuçiç: S’ka kuptim të dialogojmë

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç doli para mediave vendase në përfundim...
Read More