Lotaria Amerikane: Ambasada jep një njoftim të rëndësishëm


Ambasada Amerikane në kryeqytet ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Kur kanë mbetur dhe disa ditë nga afati përfundimtar i aplikimeve, ambasada njofton se data e fundit është 22 nëntori, por nuk nguron të japë dhe disa këshilla.

Njoftimi:

Të gjithë ju që jeni të interesuar, por ende nuk keni bërë aplikimin, shihni këtë video me 5 këshillat kryesore që jep ambasada për një aplikim të suksesshëm.

“Mos harroni se periudha e regjistrimit për Lotarinë Amerikane përfundon më 22 nëntor 2017, në orën 18:00.

Të gjithë ju që do aplikoni, shihni këtë video me pesë këshillat e mia kryesore. Lexoni udhëzimet këtu: https://goo.gl/5SjV6h dhe aplikoni këtu: http://dvlottery.state.gov Ju urojmë fat!”

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

BE, padit Hungarinë, Poloninë e Çekinë për mospranimin e emigrantëve

Komisioni Evropian do të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke në Gjykatën...
Read More