Lotët janë shenjë e stabilitetit emocional

Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë faktin që e qara është e rëndësishme jo vetëm për personin që qan, por edhe për shoqërinë në tërësi. Në këtë përfundim ka arritur doktori i shkencave filozofike Uilliam H. Frei II. Ai thotë se lotët janë një reaksion natyral i emocioneve të forta, sicc mund të jetë stresi dhe dhimbja. Nëse ne nuk i reduktojmë këto emocione negative, kemi më shumë risqe për t’u sëmurur nga patologji të ndryshme, sidomos të aparatit kardiovaskular.

Studimet kanë treguar se rreth 85% e femrave dhe 73% e meshkujve bëhen më pak nervozë pasi qajnë. Mirëpo shumica e njerëzve i konsideron lotët si një shenjë dobësie, jo si një mundësi për të kaluar emocionet dhe situatat negative të jetës. Në fakt, e qara është një reaksion mbrojtës i trupit, i cili eliminon në mënyrë më të shpejtë stresin duke stimuluar të qarën.

Janë 5 arsye se pse mund të themi se e qara është e vlefshme:

Ke mundësi t’i shohësh me kurajo problemet aktuale.

Që t’u largohesh problemeve dhe stresit është e pamundur, por ne mund ta shmangim dominimin e tyre absolut në jetën tonë. Me pak fjalë, një person që qan, arrin ta kalojë më me lehtësi stresin dhe në këtë mënyrë nuk i lejon problemet që t’i rrënojnë jetën. Lotët nënkuptojnë nevojën e trupit për të shkarkuar energjitë negative, ndaj nuk ka pse të ndihemi keq, nëse qajmë. Madje ne nuk duhet ta ndalojmë të qarën duke menduar se të tjerët do mendojnë keq për ne, pasi nëpërmjet lotëve sistemi ynë nervor qetësohet.

Shprehja me anë të ndjenjave tregon edhe se një person është i gjallë.

Të qarët është manifestim i një gjendjeje të rënduar shpirtërore, por në të njëjtën kohë, lotët shndërrohen edhe në një kurajo shumë të madhe për një person. Aftësia për të qarë tregojnë vërtet se një person po kalon në një periudhë të rënduar emocionale, por tregojnë edhe se ai person është i gjallë dhe ka ndjenja, jo një robot i pashpirt.

Lotët na ndihmojnë të largojmë emocionet negative.

Gjëndjet e rënduara emocionale na shtyjnë shpesh në raporte të vështira dhe në debate me të tjerët. Të qarët redukton stresin duke lehtësuar gjendjen tonë emocionale dhe duke ndihmuar kështu në rregullimin e marrëdhënieve me të tjerët.

Lotët përmirësojnë shëndetin.

Lotët realizojnë një funksion të rëndësishëm fiziologjik, janë një lubrifikues për sytë dhe pa to, secili do të shihte keq. Me ndihmën e lotëve, shumë baktere dhe toksinat e tyre që shkaktojnë sëmundje, largohen nga trupi. Në këtë mënyrë, toksinat bakteriale nuk mund të shkaktojnë dot dëme në organet tona.

Lotët të ndihmojnë t’i ndihmosh të tjerët.

Lotët nuk shpërbejnë vetëm për të shprehur gjendjen emocionale, por edhe për të ndikuar tek të tjerët. Të mundësojnë të lirohesh nga frikërat, si dhe nga stereotipat e personave rreth teje. Me ndihmën e lotëve, ne ndihmojmë veten duke ccliruar energjitë negative, por i bëjmë edhe të tjerët më të ndjeshëm për t’i shprehur edhe ata emocionet e tyre.

Shumë veta besojnë se shprehja e ndjenjave me lotë në sy me personat e huaj të bën më të dobët, por kjo nuk është e vërtetë. Kjo situatë forcon shoqëritë dhe i bën ato më të shëndosha, pa paragjykime dhe pa stereotipa. Pra, mos u ndje i ndrojtur, nëse qan para të tjerëve. Në një aktualitet si yni me një zhvillim kaq të madh teknologjik dhe informativ, të qarët për problemet që kemi, është një dukuri shumë normale e trupit për të ccliruar gjithccka që na rëndon brenda nesh.

Shkruar Nga
More from Revista User Read More