LSI kundër Veliajt për protestën, Berisha kërkon shkarkimin



Protesta e VeliajtLëvizja Socialiste për Integrim duket se është kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili doli në protestë kundër gjykatës.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i pyetur nga gazetarët, tha se është dakord me një shkrim të profesor Artan Fugës për protestën e Veliajt.

“Presion populist nga rruga një trupe gjykuese, nëpërmjet një mase të udhëhequr nga kreu i pushtetit lokal në Tiranë?

Ky është vërtet fundi i edukatës të shtetit ligjor në këtë vend.

Po merr avokat ore i uruar! Po hidhe në instancë tjetër kundërshtimin e vendimit!

Po ankohu te Ministri i Drejtësisë! Te Presidenti i Republikës!

Por pushteti nuk mund të organizojë protesta!” shkruan Fuga.

Ndërkohë Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike nisjen e procedurave ligjore për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Berisha bëri një kërkesë të tillë nisur nga protesta e djeshme e Veliajt para Gjykatës Administrative lidhur me lejen për ndërtimin e një pallati 17-katësh afër Liqenit Artificial.

“I bëj thirrje grupit të PD-së të nisë menjëherë procedurën për shkarkimin e këtij rrugaçi që rrethon gjykatat, e këtij eksponenti të shpërfytyruar”, deklaroi Berisha.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Topi: Jemi në kontakte, por s’ka ende marrëveshje me PS

Kreu i FRD shprehet se po negociohet me Partinë Socialiste në funksion...
Read More