LSI: Palmat e thara do të zëvendësohen me 2.5 mln euro pisha

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se qeveria po kërkon 2.5 milionë euro për të zëvendësuar palmat e thara në autostradën Tiranë-Durrës me pisha.

Përmes një postimi në Facebook Vasili, e quan mizerabilitet të hajdutërisë dhe rrënim që vjen prej padijes të kryeministrit Edi Rama.

“Kryeministri ropi parate e palmave ne autostrade, tani do rjepe te pishave. Sa turp!

Qindra milion leke palma ne autostraden Tirane -Kashar u thane, u asgjesuan, ju vodhen njerezve te thjeshte.

Specialiste, media,shoqeri civile, politikane e argumentuan teresisht qe kjo eshte vjedhje e ndyre diten per diell. Kryeministri i kazanit te trafikanteve i mbrojti fort palmat, me pasion prej trafikanti dhe me humor prej gastori te decerebruar.

Sot na kerkojne 2.5 milion euro te tjera per te zevendesuar palmat e thara me pisha.

A ka turp ky kryeminister? Apo e ha turpin me buke boll qe te rjepe parate e pishave sic ropi parate e palmave.

Ky eshte mizerabiliteti i hajduterise dhe rrenimi qe vjen prej padijes, ky i ka te dyja”.

Bashkia e Tiranës planifikon që të zëvendësojë deri në fund të këtij viti palmat me pisha në segmentin e autostradës Tiranë Durrës, nga mbikalimi i Kamzës te ai i Kasharit.

Vendimi është bërë i ditur në relacionin për disa ndryshime dhe rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2017.

“Gjatë periudhës që sapo kaloi me thatësirë të pazakonte, bimësia dekorative (palmat e mbjella) nuk u përshtatën me kushtet klimatiko-tokësore të Tiranës, kësisoj nuk i mbijetuan zhvillimit të ciklit të tyre jetësor”, thuhet në relacion. Për këtë arsye propozohet që në vend të palmave të mbillen lloje dekorativësh të pishës së butë, që përshtaten me klimën dhe mjedisin.

Duke qenë se peridha më e mirë për mbjelljen e pishës së butë është muaji dhjetor, kërkohet përfshirja në buxhet e këtij investimi. Për ujitje propozohet sistemi ujitës artificial në formë shiu.

Në propozim thuhet se pishat do amortizojnë zhurmën e makinave.

Shkruar Nga
More from Revista User

Fotinia e “Big Brother” tregon çfarë ka ndodhur me martesën e saj pas daljes nga shtëpia

Fotini Derxho, fituesja e spektaklit Big Brother 9, e ftuar mbrëmjen e...
Read More