LSI: Rama ra! Berisha: Arrest ndërkombëtar për Tahirin


Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj përmes një reagimi në facebook, pas arrestimit të Moisi Habilaj ka deklaruar se, kryeministri Rama duhet të japin menjëherë dorëheqjen.

“Kryeministri që ka koment për çdo gjë, që merr në gjyqe publike punonjësit e thjeshtë vetëm se kanë bark të madh e nuk plotësojnë shijet e tij estetike, pse nuk ka thënë ende një fjalë për trafikantin Moisi Habilaj dhe kushëririn e tij ministrin e brendshëm?

Hetuesit italianë dhe media aty kanë folur e shkruar gjatë për sasinë e jashtëzakonshme të drogës që është prodhuar dhe trafikuar nga Shqipëria dhe mbi të gjitha për lidhjen e trafikantëve me policinë e shtetit dhe ministrin e kryeministrin.

Cituar nga mediat italiane:

Moisi Habilaj bisedon me pronarin e një karburanti në komunën Lentini: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh se policia është e korruptuar madje ka raste që është vetë kreu i policisë që ndihmon për të ngarkuar thasët me drogë” thotë ai.

Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.

Kryeministri ra! Të japë dorëheqien përpara se populli ta heqë pa mëshirë nga ajo karrige që e mban ulur vetëm krimi e droga”, shkruan Mehmetaj.

Kurse ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në facebook, ka komentuar shkrimin e mediave italiane, të cilat kanë publikuar disa përgjime të Moisi Habilaj i arrestuar për trafik droge.

“30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit”, citojnë mediat italiane të ketë thënë, Habilaj.

Berisha shkruan se arresti ndërkombëtar është i sigurtë për ish-ministrin Tahiri.

“Saje qorri provohet anetar i bandes, merrte nga Habilajt 30 mije euro per cdo rruge transporti droge qe behej me skafin e tij! Miq, pergjimet e partnereve italiane, Konfirmojne perfshirjen e Tahirit ne trafikun e droges qe benin tezaket e tij Habilaj”, shkruan Berisha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Barcelonë, furgoni përplasi turmën e njerëzve në sheshin ‘Katalunja’. Akt terrorist

  Një furgon është përplasur me dhjetëra njerëz në qendër të Barcelonës...
Read More