Lu i përgjigjet Ramës: Fol në emrin tënd, ne po shqyrtojmë akuzat për Xhafën. Rama kundërpërgjigjet në rrjetet sociale..

Ambasadori amerikan Donald Lu, ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së djeshme të Kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat e opozitës për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.

Rama tha dje se nëse akuzat do ishin të vërteta i pari që do kishte folur do ishte ambasadori amerikan. 

Përgjigja e ambasadorit Lu është e prerë.

Në një prononcim për News24, Lu ka thënë se Rama duhet të flasë në emër të tij dhe jo të SHBA-ve.

Ambasadori ka theksuar se SHBA-të po shqyrtojnë akuzat në drejtim të vëllait të ministrit.

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj”, deklaron Ambasadori Lu për “BalkanWeb”.

“Nëse do të kishte diçka të vërtetë për Fatmir Xhafën, do të kishte folur miku ynë i shtrenjtë dhe i pranishëm në mjedisin tonë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu. Do të kishte një deklaratë nga BE, por nuk ka”, u shpreh Edi Rama dy ditë më parë në Kuvend.

Rama reagoi pas publikimit nga opozita të fakteve për përfshirjen Fatmir Xhafës në falsifikim dokumentesh me qëllim favorizimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj, që të mos vuajë dënimin.

Për shumëkënd deklarata e Ramës (që nuk ishte e para e këtij lloji) u interpretua si ulje kreditesh për ambasadorin amerikan, duke njësuar qëndrimet e këtij të fundit me ato të Ramës.

Rrjetet sociale shpërthyen me komente nga më të ndryshmet, duke vënë jo pak në diskutim kredibilitetin e ambasadorit sa kohe që Rama e kishte përdorur emrin e tij vend e pa vend e sa herë që gjendej në vështirësi.

Edhe më herët, Rama e ka “përdorur” si alibi ambasadorin amerikan për cështjen “Tahiri” apo edhe në kulmin e debatit nga opozita për kanabizim të gjithë Shqipërisë.

Por çdo gjë ka një kufi. Dhe Rama sa duket e ka kaluar. Me apo pa qëllim, kjo vlen të diskutohet.

Ambasadori amerikan Donald Lu vendosi të flasë.

I nxitur sa duket jo nga akuzat e PD-së drejtuar Xhafës, por qëndrimit të përsëritur nga Rama, në një prononcim për “News 24”, ambasadori amerikan Donald Lu tha: “Edi Rama të flasë në emër të tij dhe ne do të flasim në emrin tonë… SHBA po shqyrton akuzat për vëllain e Fatmir Xhafajt…”

Menjehere pas deklaratave te Donald Lu lidhur me çeshtjen e vellait te Xhafajt, ku u shpreh se Rama duhet te flase ne emer te tij dhe SHBA do te flase vete, vjen edhe reagimi i kreut te qeverise.

“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua”, shkruan Rama ne Facebook.
ana

 

Me heret Donald Lu u shpreh se ““Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj”.

Kjo erdhi si pergjigje pasi kryeministri Edi Rama u shpreh dje se nese ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj do te kishte pergjegjesi per vellain e tij te denuar per trafik droge ne Itali, do te fliste edhe ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vogue: Dua Lipa në mesin e 25 femrave më me ndikim në botë

Revista Vouge e ka renditur Dua Lipën në mesin e 25 femrave...
Read More