Lu përpiqet ‘të prekë në sedër’ qeverinë shqiptare: Gati t’ju ndihmoj me monedhat e mia

“Shqipëria ka një problem të madh prej vitesh dhe për ta rikuperuar, unë jam gati t’ju ndihmoj me monedhat e mia”.

Kështu u shpreh sot ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, i cili mori pjesë në një takim që në fokus kishte trajtimin e fëmijëve në rrugë.

Lu kritikoi dhe ironizoi qeverinë shqiptare se për këtë problem prej vitesh nuk ka bërë aq sa duhet.

Për këtë, Lu tha se është i gatshëm që të ndihmojë në këtë çështje edhe me kursimet e tij.

“Shqipëria për shumë vite ka një problem të madh, mbështja e fëmijëve në rrugë. Me mbështetjen e partnereve, duhet të jetë e aftë dhe duhet ta zgjidhë këtë problem, pasi keni disa qindra dhe jo mijëra fëmijë për tu kujdesur.

Ndërsa ekonomia përmirësohet, vendi i afrohet anëtarësimit në BE, shpresojmë  që vendi të mund të kujtojë fëmijët e saj, ata kanë të drejtë të shkojnë në shkollë, të mos jenë të uritur e të mbrohen nga abuzimi.

Jam gati të mbledh monedhat e mia e të mbështes UNICEF-in e OJF shqiptare që të mbështesin fëmijët e Shqipërisë. Shpresoj ta bëjmë bashkë këtë”, u shpreh ambasadori Lu.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

PS, PD, LSI: Tri “banda” politike krejtësisht të ndryshme

Nga Klementin Mile Lubonja i quan banda. Në këtë mënyrë ai nuk...
Read More