Luan Rama flet për një front opozitar kundër pushtetit. Çfarë po planifikon LSI?

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama jep një mesazh politik në përfundim të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, për mënyrën e mbajtjes së zgjedhejve të përgjithshme.

Sipas tij, u konfirmua ajo që denoncoi LSI, vjedhja skandaloze e votave, për të cilën thotë se duhet të ngrihet një front opozitar, duke paralajmëruar ndonjë koalicion të mundshëm paszgjedhor.

“Bëmë një vlerësim të situatës politike në vend duke e vënë theksin tek domosdoshmëria e krijimit të një fronti opozitar kundër pushtetit që dëshmoi papërgjegjshmëri para dhe gjatë procesit të zgjedhjeve, atë që LSI e ka denoncuar si proçes të kriminalizuar, të dominuar nga paratë e krimit dhe drogës”,- tha ai.

Më tej, Rama tha se kjo ishte një njollë e madhe turpi “për ata të verbër që s’kanë sy të shikojnë rastet skandaloze të vjedhjes së votës”.

Sa i përket numrit të qytetarëve që votuan Ramën, Lëvizja Socialiste për Integrim është në të njëjtën linjë me ish kryeministrin Berisha.

“LSI si një forcë që në themelin e vet ka dhe do ketë vlerat e humanizmit, do vazhdojë të jetë me qytetarët në mbrojtje të interesit publik për të qenë realisht zëdhënëse shprese dhe mbrojtëse e interesit të më shumë se 75% të qytetarëve të këtij vendi: pra të të gjithë atyre që kanë votuar kundër Rilindjes, apo me mospjesëmarrjen e tyre kanë shprehur abstenimin ndaj mënyrës se si është qeverisur vendi”,- tha Luan Rama.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Europa nuk është gati për Shqipërinë dhe Ballkanin

Nga Ervis Iljazaj Lajmi se Holanda ka kërkuar vendosjen e regjimit të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.