Luana Vjollca zbulon historinë: Lashë motrën mes çunave për t’i rrahur

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca ka treguar një histori të jetës së saj me motrën e madhe Marina.

Në një intervistë për ‘Xing me Ermalin’, ajo zbuloi se ishte mësuar me mbrojtjen që kishte nga motra e saj dhe e la të vetme për tu rrahur në mes të meshkujve.

“Kemi qenë të vogla në 8-vjecare që gocat kanë qejf të pispillosen më shumë dhe çunat fillojnë ngacmimet.

Mua sa më hidhnin ndonjë fjalë thoja, Marina, gjasme motra e madhe duhej të kujdesej. Gjithmonë kështu ka qenë dhe kjo në sulm rrihte çunat, i bënte zbor.

Unë u mësova kështu dhe një ditë të bukur, po ktheheshim në shtëpi ne dhe ka qenë një rrugicë shumë e ngushtë që zinte maksimumi 2 njerëz. Na erdhën disa çuna shumë të mëdhenj nga mbrapa dhe unë u mësova që Marina rrihte cunat.

Ishim me çanta dhe Marina thotë futja vrapit Luana që të mos na bllokojnë rrugën. I them, unë po ja fus, ma jep çantën e shkollës ti, që të ishte e qetë që ti rrihte lirshëm. Vec kur e shoh pas meje vrap”, tha Luana Vjollca.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ambra Angiolini, dasëm në qershor me Max Allegrin

  Massimiliano Allegri dhe Ambra Angiolini do të martohen në qershor dhe...
Read More
CLOSE
CLOSE