Luçie Preng Bib Doda, Princesha e Mirditës

 

lucia-2

Luçie Preng Bib Doda, lindi në Shkodër në një familje patriotike me origjinë nga Mirdita. Mbesa e Ndoc Xhuxhës, filatelistit të parë shqiptar. Xhuxhajt ishin një familje e pasur në Shkodër,por martesa e Luçie Kolë Gjinaj (Xhuxha) me Prengë Bibë Dodën, Princ i mirditasve, e ngriti familjen Xhuxha më lart në prestigj.

lucia-1

 

Preng Bib Doda, Princi i Mirdites, lindi në Orosh të Mirditës në vitin 1858 në familjen e Gjomarkajve. Gjomarkajt ishte autoriteti më i lartë i pleqërimit të kodit zakonor shqiptar(kanunit) në Gegeri dhe prijësit tradicionalë të Mirditë.

preng-bibe-doda
Ai ishte një ndër drejtuesit kryesor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Komandant i Lidhjes së Shkodrës dhe komandant i forcave Mirditore e Shkodrane që luftuan në mbrojtjen e Hotit e Grudës nga malazezët në vitin 1880. Kandidat për fronin mbretëror të Shqipërisë në vitin 1914, dy herë zëvendëskryeminister dhe dy herë ministër.

Ndër figurat më të shquara të kombit shqiptar, me një kontribut të jashtëzakonshëm në drejtimin e kryengritjeve për liri e pavarsi! U vra më 22 mars në vitin 1919 në Zejmen të Malësise së Lezhës.

lucia-3

Pas vrasjes së Preng Bib Dodes, për një periudhë të shkurtër Mirdita u drejtua nga e shoqja, Luçia.
Më pas parinë e Mirditës e mori kapedan Marka Gjoni, po nga familja e Gjomarkajve.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Telekom Albania sjell në Tiranë furnizues për automjetet elektrike

“Smart City” (Qyteti i Mençur) në ditët e sotme nuk është më...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

revistamapooklogo-madam-mapo-png-e  mapo1   
¤