“Lufta e Ftohtë” rrezikon Botërorin e futbollit: Shtohen vendet që do bojkotojnë

Lufta e Ftohtë mes Perëndimit dhe Rusisë rrezikon që të shtrihet edhe në botën e sportit.

Dihet që sivjet do jetë Rusia vendi organizator i eventit më të madh sportiv në botë, Botërorit të futbollit.

Por Britania ka paralajmëruar se nuk do marrë pjesë në ceremoninë e hapjes për shkak të çështjes së helmimit të një ish-agjenti rus në tokën angleze.

Ftesën e Moskës duket se do e refuzojnë edhe vende të tjera.

Sipas The Sun, janë edhe gjashtë vende që do i bashkohen Anglisë.

Bëhet fjalë për Poloninë, Danimarkën, Suedinë, Australinë, Islandën dhe Japoninë.

Të tjera vende mund të bashkohen më vonë.

Botërori do të hapet më 14 qershor, por duket se shumë zyrtarë të lartë të huaj nuk do jenë të pranishëm.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Këngëtarja e njohur: Do të shkoj në altar e virgjër!

  Këngëtarja simpatike nga Korça, Anxhela Peristeri ishte e ftuara speciale e...
Read More